BDI-dhe PDSH, bëjnë numrat e qeverisë, kë do të zgjedhë Gruevski?

Deklarimi i zgjedhjeve të parakohshme lë pas akuzat e ndërsjella mes partive shqiptare, duke lënë të hapur shtegun për koalicionime strategjike. 

Analistët vlerësojnë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk bazohen në realitetin politik të vendit, por në konceptet partiake se kur është më së miri për partitë politike që të bëhen zgjedhjet.

Analisti Alajdin Demri, për Portalb, thotë se këtë të drejtë më së miri e barti pushteti për arsye se ai i ka numrat.

Akuzat mes partive shqiptare kishin të bënin kryesisht me atë se cila prej tyre i mundëson VMRO-DPMNE-së, arritjen e censuzit. 

Analistët vlerësojnë se qëndrimet partiake u morën, në mungesë të principeve politike, duke favorizuar interesat partiake. Kjo sipas tyre, krijon mundësit për të gjitha variantet e mundshme në të ardhmen kur do të formohet qeveria.

“Kjo do të thotë se as dora e fortë e nacionalizmit të VMRO-së, nuk është aq e fuqishme as këmbëngulësia e BDI-së, nuk është aq këmbëngulësi, kur do vjen puna e negociatave në muajin maj, pra çdo variant është i mundshëm në mungesë të principit politik dhe në favor të interesave momentale partiake”, thotë Alajdin Demiri.

“Zgjedhjet e parakohshme tani më kur janë të deklaruara zanafillën e vetë e kishin jo në realitetin politik, por në konceptet partiake se kur është më së miri për partitë politike që të bëhen zgjedhjet dhe natyrisht këtë të drejtë e barti pushteti për arsye se ata i kanë numrat”, thotë Alajdin Demiri.

Sipas tij, u bë dridhma u bë tragjedia dhe u gjet te konsensusi dhe në shikim të parë, kjo dridhmë duhet t’i largojë partnerët e koalicionit nga koalicioni i ardhshëm, për arsye se, kontesti paraqitet si politik i rëndë dhe i pa pranueshëm për VMRO-në, ndërsa i nevojshëm dhe i domosdoshëm për Maqedoninë për BDI-në.

“Mirëpo, nga ana tjetër opozita aktuale, si ajo shqiptare ashtu edhe ajo maqedonase pretendojnë se kanë adutët e veta. Opozita maqedonase kandidatin për kryetarë i cili mund t’i çojë në fitore, ndërsa opozita shqiptare klimën politike që mund t’i çojë në koalicion strategjik”, thotë Alajdin Demiri.

Analisti Albert Musliu, thotë për Portalb, se është e natyrshme pretendimi i partive politike për të qenë pjesë e qeverisë, por kjo nuk duhet të jetë pjesë e vullnetit të njëanshëm i Gruevskit.

Sipas tij, një pazar të tillë politik mund ta mundësojë nëse do  dallimi në numrin e deputetëve  nuk do jetë shumë i madh. Ai mendon se, pavarësisht të gjitha kalkulimeve, përfaqësimi i shqiptarëve në qeveri duhet të reflektoi verdiktin e popullatës shqiptare që do të dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Partitë shqiptare do ët duhet t’i përmbahen vetë standardit që duket se  e vendosën për përfaqësimin e shqiptarëve në qeveri, duke  e bërë të mundur zhvillimin e negociatave për çështje të rëndësishme që e preokupojnë popullatën”, tha Albert Musliu.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button