Hojt Ji: Maqedonia duhet të merr ftesë për anëtarësim në NATO

Në Senatin e SHBA-ve është shqyrtuar gjendja me shtetet e Ballkanit perëndimor, mes tyre edhe për Maqedoninë. Integrimi i shtetit në strukturat euroatlantike është edhe më me rendësi vitale për paqe të përhershme. 

Megjithatë problemi me emrin, thotë zëvendës-ndihmësi i sekretarit shtetëror për çështje evropiane e euroaziatike Hojt Ji është pengesë që të realizohet ai qëllim.
 
Ai ka qenë decid se edhe Maqedoninë dhe Greqinë duhet t’i motivojë dëshira që të gjendet zgjidhje e cila do të sigurojë zhvillim demokratik në gjithë Ballkanin perëndimor, transmeton Zëri i Amerikës. 

Madje, Voker në deklaratën po për Zërin e Amerikës në maqedonisht ka potencuar se është koha që të bëhet presion në zgjidhjen e emrit, por edhe për ftesën që Maqedonia të kyçet në NATO. Ai ka thënë se është e turpshme që çështja e emrit paraqet pengesë për përparim si për Maqedoninë ashtu edhe rajonin. 

“Mendoj se udhëkryqi momental nuk është në interes të askujt: as për Maqedoninë, as për Greqinë as edhe për popullatën shqiptare në Maqedoni, as edhe për askënd në Ballkan. Të gjithë në Ballkan do kishin interes nëse Maqedonia do ishte rrugës për në BE e NATO”, ka thënë ambasadori amerikan në NATO. 

Lidhur me gjendjen e mediave, Voker ka thënë se jemi dëshmitarë të sfidave për këtë temë si në Maqedoni ashtu edhe në rajon. “Shpresojmë se mediat e pavarura janë prioritet për secilën parti politike në Maqedoni, duke përfshirë edhe qeverinë, me garanci se do jenë të mbrojtur”, ka thënë ai. 

Lajme të ngjashme

Back to top button