KH Çairi në turneun “Shqiponja 2014”

Vashat e klubit hendollistik Çairi nga Shkupi po vazhdojnë me përgatitje intensive pë një fillim sa më të mbarë dhe të suksesshëm për sezonin pranverorë të Ligës së Parë të Maqedonisë. 
Vashat nga Çairi kanë punuar kohë të gjatë me stërvitje intensive, ndërsa që prej sot kur do të përballen kundër ekipit të dytë të Vardarit të Super Ligës, hendbollistet shqiptare do të fillojnë edhe me miqësore për të pasur një fillim të mbarë të sezonit, i cili fillon me 15 mars të këtij viti.
Mirëpo menjëherë prej nesër shkupjanet do të jenë edhe pjesë e një turneu ndërkombëtare, e që për KH Çairi është i pari turne ndërkombëtarë.

KH Çairi nga Shkupi është mysafire e klubit hendbollistik “Shqiponja”, ecila është dhe  organizatore e turneut tradicional ndërkombëtar në hendboll “Shqiponja 2014”.
Ky turne organizohet në shënim të 7 marsit, ditës së mësuesit dhe 8 marsit, ditës së gruas.
Në këtë turne përveç ekipit tonë KH Çairi, do të marrin pojesë edhe ekipi nikoqir Shqiponja, pastaj Haskovo nga Bullgaria dhe Nikshiq nga Mali i Zi.

Këtë turne me shumë dëshirë e kanë pritur vashat nga Çairi si dhe trajnerja e tyre Mia Islami, e cila është shprehur e kënaqur që më në fund janë hapur dyert për skuadrën e saj edhe në arenën ndërkombëtare. “Kemi punuar shumë që ekipin ta ngrisim në një skuadër prestiogjize. Pas shumë punëve arritëm të jemi pjesë e Ligës së Parë të Maqedonisë, ndërsa ja tani me punë dhe mundë kjo po na shpërblehet edhe me ftesë për të qenë pjesë e turneve ndërkombëtare. Kjo është hera e parë për ne si ekip të marrim pjesë në një turne të tillë dhe kjo do të na ndiohmojë shumë që të kemi sa më shumë ndeshje para vazhdimit të kampionatit. Shpresojmë se këto ndeshje do të kenë shumë dobi për vashat e mia dhe më 15 mars do të jemi të gatshëm për të kërkuar fitore të reja në kampionat”, është shprehur Mia Islami.

Në ditën e parë, me datë 7 mars, në ora 15:00 bëhet hapja e turneut ndërkaq në ora 16:00 zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale. Ndeshja e dytë zhvillohet menjëherë pas ndeshjes së parë. Me 8 mars, në të njëjtin orar zhvillohen ndeshjet për vend të tretë e pas përfundimit të kësaj zhvillohet ndeshja për vend të parë. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button