Më 28 shkurt fillon panairi i ndërtimtarisë dhe patundshmërisë

Javën e ardhshme, nga 28 shkurti deri më 4 mars do të mbahet Panairi i 14-të Ndërkombëtar i Ndërtimtarisë, materialeve ndërtimore dhe mekanizimit ndërtimor dhe Panairi i 7-të RealExpo Ndërkombëtar i Patundshmërive, me qëllim që të promovohen degët më të mëdha ekonomike në Republikën e Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në panairin e ndërtimtarisë do të ofrohen dhe shiten prodhime për punë, mirëmbajtje, modernizim, renovim të objekteve dhe pronave.

Nga ana tjetër në panairin për patundshmëri RealExpo do të marrin pjesë një numër i madh i kompanive të cilat do t’i ekspozojnë ofertat për objekte banesore.

Zhanina Stamenkova e cila promovoi stendën e panairit për ndërtimtari në fjalën e saj tregoi për pjesëmarrjen e ndërmarrjeve të licencuara për kontroll energjetik.

“Në stendë do të marrin pjesë ndërmarrje të licencuara për kontroll energjetik nga mbarë Maqedonia, ndërmarrje të cilat dëshirojnë të marrin pjesë dhe të promovohen, me qëllim të vetëm që ta afrojmë efikasitetin energjetik deri te kompanitë, deri te personat privat dhe deri te të gjithë ata të interesuar, të cilët dëshirojnë të ulin shpenzimet për energji, por po ashtu që janë të motivuar të ulet ndotja në vend”, deklaroi Stamenkova.

Ajo më tej shtoi se deri tani në Maqedoni ka gjithsej 65 ndërmarrje të licencuara për kontroll energjetik. Nga Panairi i Shkupit lajmërojnë se në këto panaire do të marrin pjesë gjithsej 100 kompani drejtpërdrejt, ndërsa rreth 300 kompani, do të prezantohen në mënyrë indirekte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button