Bilalli: Qeveria Gruevski përgatitet të shesë Radikën që t’i ik avarisë financiare

Opinionet e shumta për devijimin e lumit Radikë janë rezultat i problemit të projektit famëkeq që zhargitet  me muaj të tërë nga qeveria e Gruevskit.

Analisti dhe profesori pranë universitetit FON, Mersel Bilalli sa i takon lumit Radikë vlerëson  për Portalb: “Mendoj se një këmbëngulje e tillë, qëllimin e ka të fshehur. Pas atyre çështjeve të padukshme  por të nuhatshme qeveria e Gruevskit si duket dëshiron rritjen e çmimit të ELEM-it, që vitin e ardhshëm t’i ikin avarisë financiare”.

“Mbi gjysmë miliardë euro duhet tu kthehen kreditorëve në vitin 2015”, shprehet analisti Bilalli.

“Ky projekt ka filluar që me 2011 në mos më herët. Ky projekt cenon sigurinë tonë kombëtare, dëmton ekonominë tonë pasi në kaskadën e Drinit të Zi do të vejë më pak ujë, do të prodhohet më pak energji , që sipas specialistëve në vlerë leku shkon 35 -55 milion euro humbje në vit”, Murat Koltraka nga Peshkopia, ish pedagog, ndërkaq tani merret me kërkimet shkencore në fushën e pedagogjisë-psikologjisë.

Sipast tij, ekonomia e Shqipërisë humbë shumë në aspektin ekonomik nëse maqedonasit arrijnë që të realizojnë projektin “Fusha Lukovës”.

“Të shohim koha do ta nxjerrë në dritë të vërtetën , historia do të flasë nuk do të hesht. Ata janë në provë pro ose kundër bashkëkombësve të tyre, thekson Murat Koltraka. 

“Mbrojtja lumit Radikë është bërë tashmë dashje pa dashje problem ndërshtetëror mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Ne kërkojmë që ky problem të jetë edhe një problem i mekanizmave dhe strukturave të Bashkimit Evropian, nga ambasadat përkatëse në të dy vendet tona e deri në Bruksel. Së fundi kërkojmë edhe njëherë Qeverisë Shqiptare , nëpërmjet deputetëve dibranë nga të dy krahët e politikës si dhe Presidentit të Republikës, që të përballen seriozisht me problemin e Radikës, sepse po cenohen rëndë edhe ekonomia dhe siguria e vendit tonë”,  u shpreh kryetari i OJQ-ve në Peshkopi,  Munir  Hoxha.

Lajme të ngjashme

Back to top button