Pensionistët kanë filluar të marrin pensionet me 600 denarë shtesë

Ka filluar pagesa e pensioneve e rritur për 600 denarë për gjithsej 270 mijë pensionistë.

Beneficione më të mëdha kanë ata me pensione minimale edhe atë rritje prej 10 për qind, ndërsa rritje më të ulët prej 1.7 për qindësh kanë ata 35 mijë pensionistë me pensione më të larta.

Realisht secili pensionist do të fitojë vetëm 100 euro në vit. Mjete për të realizuar pensione më të larta janë siguruar vetëm për 10 muaj, respektivisht prej marsi deri më dhjetor të vitit vijues.

 

Nëse vazhdohet me rritje të pensioneve, për tetë vite pensionet do të rriten për 62 për qind.

 

Sipas të dhënave të Ministrisë për punë dhe politikë sociale, ‘Në 2006-ën, ishte 7.683 denarë, ndërsa këtë vit ka arritur 12.445 denarë. Pensionet minimale në vitin 2006 ishin 4.330 denarë ndërsa tani kanë arritur 7.620 denarë’ thonë nga MPPS.

 

Për rritjen e pensioneve, nga Buxheti i vitit 2014 Qeveria ka siguruar 800 milion denarë.

 

Rritja e pensioneve pikërisht në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe atyre parlamentare nga ekspertët dhe partitë opozitare disa herë është komentuar si blerje votash./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button