NATO konfirmon vrasjen e ushtarëve afganë
Forca e NATO-s në Afganistan ka konfirmuar se pesë ushtarë afganë janë vrarë aksidentalisht në lindje të këtij vendi.
Së paku tetë ushtarë të tjerë raportohet të jenë plagosur.
Në deklaratë thuhet se koalicioni i NATO-s është duke hetuar rrethanat që kanë çuar në këtë incident fatkeq.
Sulmi ajror ka ndodhur sot në mëngjes në provincën Logar.