Tupurkovski dhe Vrenezi optimist se do të nxjerrin mundës për LO 2018

Pikërisht një ditë para se të përfundon kampi i dytë stërvitor, që është nën organizim të Federatës së Mundjes të Maqedonisë, e që po zhvillohet në palestrën e KM “Liria” “Mentas Allajbegu”, në vizitë ishte kryetari i Komitetit Olimpik të Maqedonisë, Vasil Tupurkovski dhe kryetari i Federatës së Mundjes së Maqedoni, Betim Vrenezi.

Lidhur me atë se çka pret nga ky kamp stërvitor kryetari Komitetit Olimpik të Maqedonisë, Vasil Tupurkovski, ai mes tjerash ka thënë se është i bindur nga këto do të del së paku një përfaqësues i Maqedonisë, për Lojërat Botërore Olimpike për të rinjtë në Buenos Aires

“Ju e shihni vet se këta janë mundës të rinj, perspektiva e mundjes së Maqedonisë, që njëherit është sporti më tradicional dhe sporti që ka sjellë më shumë trofe dhe për ne është kënaqësi që punohet me të rinjtë dhe që kemi shumë klube nga e mbarë Maqedonia prezent këtu, kemi pastaj trajner dhe trajner të reprezentacionit dhe kemi siguruar mjete për kandidatët e deri në Lojërat Botërore Olimpike për të rinjtë në Buenos Aires,  e ku do të organizohen disa kampe të këtilla. Këtu ne i kemi sportistët, ne nuk kemi për momentin kampion, por ata janë të lindur dhe prej tyre do të formohen. Unë jam i sigurt se edhe dikush nga këtu do të jetë pjesëmarrës në Buenos Aires.

Optimizëm se mundja do të ketë përfaqësues në Lojërat Botërore Olimpike në Buenos Aires     që do të organizohen vitin 2018, mbretëron edhe te kryetari i Federatës së Mundjes së Maqedoni, Betim Vrenezi.

Në këtë kamp janë duke marr pjesë mundësit më të mirë të grupmoshave fëmijë dhe kadetëve nga të gjitha qytetet e Maqedonisë. Ndryshe, kampi që përfundon të shtunën, është udhëhequr nga trajnerët e mirënjohur Lulzim Vrenezi, Sedat Baftiu, Viktor Bogdanov, Sufijan Ismaili, Davor Tasev, Gordan Nikollov dhe Strasho Gligorov. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button