Krasniqi, Limaj e Shala rrinë në PDK

Pjesë e Grupit parlamentar të PDK-së janë ende Jakup Krasniqi, Fatmir Limaj e Haxhi Shala.

Asnjëri nuk ka bërë kërkesë për largim. Falë të qenit pjesë e këtij subjekti politik, Krasniqi është kryeparlamentar e Limaj dhe Shala janë anëtarë komisionesh.

Nuk është tkurrur fare Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, ndonëse javën e shkuar tre deputetë të saj, përfshirë kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, janë bërë pjesë e strukturës drejtuese të një subjekti të ri politik – Nismës për Kosovën. Krasniqi, por edhe deputetët Fatmir Limaj e Haxhi Shala janë ende në PDK.

Ata nuk e kanë ndërmend të largohen.

Kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i ka thënë gazetës se vetëm formalisht i përkasin PDK-së. 

Lajme të ngjashme

Back to top button