Statusi në “Facebook” nuk është dëshmi se ka qeveri të re

 [Recension: GATI ËSHTË! URIME QEVERINË E RE POPULL! BDI-ja SOLLI VENDIM PËR KOALICIONIM ME LSDM-në! Drejtori i Civil-it, Xhabir Deralla publikoi në FB!]

Теksti që e recensojmë e dezinformon publikun për formimin e qeverisë së re, duke iu referuar statusit të publikuar në “Facebook”, nga ana e njeriut të parë të “Civil”-it, Xhabir Deralla. Artikulli nuk e merr parasysh deklaratën e zëdhënësit të BDI-së, Bujar Osmani, i cili në mbrëmjen e 22 shkurit deklaroi se “kryesia qendrore e BDI-së nuk do të sjellë asnjë vendim për atë se a do t’i jepen nënshkrimet LSDM-së për formimin e qeverisë së re ose jo.” Ai paralajmëroi se debeati në parti do të jetë maratonik dhe nuk e përjashtoi mundësinë që grupi i punës së BDI-së t’i fillojë bisedimet me grupin e punës së LSDM-së në lidhje me disa çështje për të cilat nuk janë tejkaluar dallimet. Praktika e drejtë dhe profesionale e gazetarisë parasheh se statusi në “Facebook” nuk mund të jetë burimi i vetëm për shkruarjen e tekstit.

vladaLinku deri te artikulli origjinal: GATI ËSHTË! URIME QEVERINË E RE POPULL! BDI-ja SOLLI VENDIM PËR KOALICIONIM ME LSDM-në! Drejtori i Civil-it, Xhabir Deralla publikoi në FB!

Data dhe koha e publikimit: 22.02.2016

Data e recensionit: 23.02.2017

Recensuese: Silvana Zhezhova

INFORMATË E PAVERIFIKUAR

Në fillim të tekstit thuhet se “drejtori i OJQ-së CIVIL, Xhabir Deralla vlen si njeri shumë mirë i informuar”, dhe kjo duhet të jetë “garancë” se publikimi i tij në “Facebook” se është formuar qeveria e re, është qindpërqind i saktë dhe mund të plasohet si lajm!

Ky statsu në “Facebook” mund të shërbejë vetëm si bazë për verifikimin e pohimeve të bëra. Gjegjësisht, informata duhet të vërtetohet nga burime relevante nga të dyja partitë, mirëpo në rastin konkret kjo nuk është bërë.

Në këtë lajm të shkurtër prej vetëm dy fjalish, ka edhe gjuhë të urrejtjes, për shkak se VMRO-DPMNE-ja emërtohet si “fashiste” .

Drejtori i OJQ-së CIVIL, i cili vlen si njeri i informuar mirë me lidhje të afërta me udhëheqësitë e të gjitha partive më të mëdha politike në Maqedoni, me përjashtim ndoshta të DPMNE-së fashiste, para disa minutash publikoi në FB – URIME QEVERINË E RE!

Titulli është shumë i gjatë, senzacionalist dhe dezinformues:

Kjo do të thotë se BDI-ja sapo ka marrë vendim që të koalicionojë me LSDM-në, atë në këtë moment janë duke mbajtur mbledhje në selinë e tyre në Reçicë të Vogël.

Përkundër këtij pohimi, BDI-ja nuk ka sjellë një vendim të tillë në momentin kur është publikuar artikulli.

Теksti është jotërësor dhe nuk ofron fakte për atë që e pohon, për shkak se përveç statusit të publikuar në “Facebook”, nuk ka dëshmi të tjera se është formuar qeveri. Ky është vetëm një tekst spekulues për fatin e qeverisë së ardhshme, për të cilën sipas informatave të zëdhënësit të BDI-së, Bujar Osmani do të vendoset të premten, më 24 shkurt (2017).

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button