Pirovska me parashtresë deri te Jankullovska për sulmin në marshin protestues

Uranija Pirovksa nga Komiteti i Helsinkit sot e dërgoi parashtresën në adresë të Ministrisë së Punëve të Brendshme për incidentin në të cilin ajo ka qenë e sulmuar nga një i punësuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim.

Incidenti ka ndodhur të shtunën në marshin kundër varfërisë në të cilin Pirovska ishte pjesëmarrëse. MPB-ja për këtë protestë bëri të ditur se ka kaluar qetë dhe pa incidente, ndërsa kryetarja e komitetit të Helsinkit informoi se ka qenë fizikisht e sulmuar nga i punësuari i DSK-së.

Pjesëtari i DSK-së me rroba civile i ka legjitimuar pjesëmarrësit në protestë dhe ajo ka qenë arsye Pirovska ta pyesë pse e bën këtë, me çka në vend të përgjigjes ka marrë grusht në shpatulla dhe kërcënime që të mos përzihet.

Incidenti do të vazhdonte sikur të mos ishte intervenimi i të pranishmëve e posaçërisht kamera e një televizioni e cila ka qenë e pranishme në vendin e incidentit. Kamera e ka incizuar personin i cili e ka sulmuar Pirovskën, por jo edhe sulmin, sepse ai e ka urdhëruar kameramanin që ta shkyçë kamerën.

Lajme të ngjashme

Back to top button