Viktima e 11 nga gripi

Në Klinikën për sëmundje infektive sot vdiq pacientja 81 vjeçare nga Negotina, tek e cila është marrë konfirmim laboratorik për prezencë të influencës A/H3, informoi Ministria e Shëndetësisë.

Pacientja nëntë ditë ka qenë në Klinikën infektive me bronhopneumoni dhe me sëmundje të mëparshme kronike.

Pavarësisht terapisë antivirusale të kryer dhe mundimet e shumta disa ditë nga mjekët, e sëmura sot ka ndëruar jetë, lajmërojnë nga ministria.

Në Klinikën për sëmundje infektive për momentin janë 98 pacientë të sëmurë dhe me simptome të gripit, prej të cilëve 6 persona po mjekohen në repartin për përkujdesje intensive.

Lajme të ngjashme

Back to top button