Mot me vranësira, diell dhe shi

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli dhe me shi të përkohshëm lokal, ndërsa në malet borë lokale.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej zero deri në pesë, ndërsa e ditës prej 10 deri në 16 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli dhe me erë të dobët veriore deri në mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në katër, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 13 gradë Celsius.

Deri të premten do të mbretërojë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme lokale të shiut, ndërsa në male me borë të përkohshme lokale.

Gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme do të fryjë erë mesatare veriore e cila do të shkaktojë ftohje apo rënie të temperaturave. Të dielën temperaturat do të lëvizin prej gjashtë deri në 13, ndërsa të hënën prej katër deri në 10 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Back to top button