Deari kualifikohet në çerekfinale (Update)

Update 15:37

Shëndrit Deari kalon në çerekfinale të turneut “fjuçers” që po zhvillohet në Sharm El Sheikh. Deari në raundin e dytë arriti që të shënojë fitore të pastër 2-0 në sete dhe me geme identik 6-3, kundër tenistit kanadez Antoan Rishard. 

Kanadezi ditë më parë me 2-1 mundi tensitin tjetër shqiptar Besir Durguti.
“Jam i kënaqur nga paraqitja e deritanishme në turneun dhe ndaj kundërshtarit tim nga Kanadaja kisha kontrollin e plot të lojës, andaj edhe fitorja nuk ishte në dyshim për asnjë moment. Besojë se nëse vazhdojë në këtë stil, do të shënojmë rezultate pozitive edhe në sfidat e radhës,” tha Deari. Kundërshtari i tij do të mësohet gjatë ditës së enjte, pasi të zhvillohen edhe përballjet e tjera.

————————————————————————————————————————-

Shendrit Deari e ka filluar me fitore paraqitjen në Egjipt. Tenisti shqiptarë, i cili është edhe pjesë e Reprezenacionit të Maqedonisë, pasi kaloi me sukses kualifikimet në Sharm el Sheikh të Egjiptit, të mërkurën në turneun kryesor ka arritur fitoren e parë kundër favoritit të këtij aktiviteti, bartësit të tetë, Karim Muhamed duke e mposhtur atë me rezultat 6:3, 3:6, 6:3.

Se takimi ka qen shumë interesant tregon fakti se e njëjta zgjati dy orë. Përballjen e radhës “Diti” e luan mënjeher sot, por kundërshtari ende nuk dihet.

“Ishte një takim interesant ndaj Karim Muhamed por edhe i vështirë. Forma ime dhe dëshira për të triumfuar ishte e madhe, andaj edhe ja arrita qëllimit. Shpresoj se në xhiron e dytë do të arrij prap deri te fitorja edhe pse kundërshtarin ende nuk e di”, tha tenisti shqiptar, Shendrit Deari. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button