Nxënësit shqiptar nuk duan drejtime tjera pos gjimnazit dhe mjekësisë

Nxënësit të cilët këtë vit do të përfundojnë shkollën fillore pritet që edhe këtë vit në numër të madh të konkurrojnë për paralelet e parapara në gjimnaz, mjekësi dhe ekonomi.

Kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë (LASH), Nuhi Dardhishta bën të ditur se edhe këtë vit pritet të ketë fluks të madh të nxënësve të cilët do të kërkojnë që të regjistrohen në këto tre drejtime.

“Në fund të këtij muaji pritet që të shpallen konkurset për regjistrim në shkollat e mesme, por edhe këtë vit pritet që numri më i madh i nxënësve ashtu si edhe vitet e kaluara të jetë në gjimnaz, mjekësi dhe ekonomi”, tha për Portalb, Dardhishta.

Ai shtoi se për këtë përgjegjës janë vetë prindërit, të cilët në një farë mënyre këto drejtime i shohin si më profitabile dhe fitimprurëse dhe për këtë arsye kërkojnë që fëmijët e tyre të regjistrohen aty, por gabohen sepse ka edhe drejtime tjera në të cilat kërkohet kuadër.

Nga ana tjetër zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), Goran Galevski bën të ditur se ky institucion punon në vetëdisimin e nxënësve dhe prindërve që edhe shkollat profesionale tjera janë profitabile dhe të nevojshme.

“MASH ka bërë tërë kohen njoftime dhe promovime të shkollave të mesme profesionale, të cilat kanë nevojë për nxënës që në të ardhmen të kemi edhe kuadër I cili është mjaft i nevojshëm në Maqedoni”, tha Galevski.

Ndryshe, Dardhishta njofton që këtë vit pritet që për herë të parë të hapet një paralele shqipe në drejtimin e artit figurative, si dhe të shtohen edhe një paralele në gjimnazin sportive “Metodija Mitevski Brico”.

Lajme të ngjashme

Back to top button