fbpx

Çka nëse dashurohesh në një ujkonjë?!

Nata e errët skëterrë, akrepat e orës u puthën për të shënuar 12tin e natës, ajo rrinte afër dritares, me fytyrën drejtuar Hënës që këtë natë ishte e plotë. Po dëgjonte simfoninë e 9-të të Betovenit për ti zbutur pak çastet bizare që po e kaplonin dhomën e saj ngjyrë lavande…qëndronte e mbështetur fort pas murri me shpinen lakuriqe, por syte nuk ja hiqte Hënës. E shihte atë aq pastër, aq butë, me aq kujdes e aq admirim, me frike se mos humbte ajo nga bardhësia dhe shkëlqimi i saj, me ndrojtje se mos shndërohej në gjysëm Hënë ose edhe më keq, të fshihej apo të zhdukej për ta lënë këtë qiell edhe më të errët, pus. E shihte  me sytë e një ujkonje pylli, ashtu siç sheh ujkonja Hënën e plote, pa pikë egersie, për ti dhuruar më pas një ulërime dhembshurie.  

Sa e vetmuar është nata pa ulërimen e ujqve…por ama ka netë kur ujqit janë të heshtur dhe vetëm Hëna ulërin dhe kjo ishte nje natë e tillë- mendoi ajo. Ujkesha brenda saj kishte nevojë të shfaqet tani, shikimi i saj prej ujkonje, ai veshtrim i ngulët qe arrin thellë brenda shpirtit, e sulmoi ëmbël trupin e tij për të kaluar pastaj vrapimthi drejt fytyrës duke kërkuar sytë e tij,…I gjeti më në fund,  ishin të mbyllura, po flinte qetë në krevatin e saj. Filloi të mendonte pastaj për atë  ‘të tyren’, të çuditshmen, ndjenjën qe ai nuk e definonte, …ajo mendonte se mbase ai e donte atë, por mbase dhe jo, mbase nuk dinte si ta dojë, mbase nuk dinte ç’ishte të duash,…sepse donjëherë ai kishte frikë të shihte në bebëzat e syve te saj më tepër seç ‘duhej’… ai poashtu kishte frikë të mbante pëllëmbën e dorës së saj, kishte frike t’i thoshte se sa bukur dukej,  kishte frikë ta ledhatonte, ishte aq i dobët, aq i pavendosur, aq jo i gatshem e i paguximshëm për të dashuruar një ujkonjë si ajo. E dini si është, ngaherë njeriu frikësohet nga bisha brenda ujkonjës ngaqë nuk e kupton bishën brenda vetes- mundohej të arsyetonte më kot ajo.

Njeriu shpesh herë gjithë veset e tij që i urren, gjithë frikë e tij shekullore i’a mvesh aq lehtë një ujkonje…por çka nëse dashurohet në një ujkonjë pastaj?! Në fakt ajo nuk kërkon shumë, don vetëm t’ja marrësh dorën papritmas dhe mos ja leshosh kurrë më, …pse të ketë frikë ai? Thojtë e ujkonjës janë vërtetë të mprehtë, por ajo nuk të grith ty asnjëherë! Ajo don dhe një gjë, don që ta lidhësh me të fjalën lumturi, të paktën gjysmën.

Ai ndjehej mire pranë ujkonjës, mbase e dashuronte, mbase e pëlqente, mbase hiç asnjëra…mbase kishte frikë nga madhështia e saj, nga egërsia e saj aq e bukur, nga besnikëria e saj e patundur për të mbrrojtur atë që e quante ‘të sajën’.
Ajo – herë femër e her ujkonjë, të dyja ndanin një frymë të egër. Krijesë instinktive në gjendje ta ndjejë të padukshmen. Aty e eger, aty e bukur…

Ujkonja  e deshi shumë atë, pa ditur sepsenë e vërtetë, e deshi edhe kur nuk duhej, edhe atëherë kur ai aspak nuk e meritoi,  dashuri e çmendur, që sjell më shumë dëm e humbje sesa shërim, më shumë copëtim zemre sesa shëndet… e ai ishte aq afër saj por sikur kishte frikë ta gjuajë dhe ta kapë…mendonte se nëse e kapte dhe ashtu në robëri, mund të shihte në sytë e asaj femre-ujkonjë dëshirën e madhe për liri dhe vendosmërinë që sapo ti lindë mundësia ajo te zhduket …këtë ajo nuk do ta bënte sepse e dashuronte… por ama mos harro,  se vetëm nëse ti nuk e bën atë të ndihet e plotësuar, dhe vetëm nëse ti nuk e ‘ushqen’ mjaftueshëm një ujkonjë, vetëm atëherë sytë e saj drejtohen nga pylli…vetëm atëherë!

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button