Sela: Duhet zbatuar plotësisht Deklarata e partive shqiptare

Lideri i LR-PDSH-së z.Ziadin Sela priti në takim në selinë qendrore në Tetovë, Ambasadorin e Rumanisë z. Viorel Stanila. Në takim u bisedua për aktualitetin pas zgjedhor politik në Maqedoni, perspektivën euro-atlantike të vendit, rëndësinë e ndërtimit të stabilitetit afatgjatë të vendit përmes realizimit të drejtave të munguara të shqiptarëve.

Kryetari i LR-PDSH-së z.Sela shpalosi vizionin e tij për të ardhmen e vendit, duke theksuar zbatimin e plotë të Deklaratës së partive politike shqiptare, rekomandimeve të KE-së dhe Raportit të Pribesë etj.

Z.Sela po ashtu theksoi edhe rëndësinë e dekriminalizimit të skenës politike dhe shoqërisë. Dy palët u dakorduan që do të thellojnë bashkëpunimin në mënyrë reciproke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button