Tifozët djegin flamurin e Serbisë (Video +16)

Tifozët e përfaqësueses së Kosovës kanë djegur flamurin e Serbisë para ndeshjes miqësore me Haitin në Mitrovicë.

Tifozët u mblodhën mbi urën e Ibrit, vend i cili ndan qytetin e Mitrovicës në dy pjesë, i kanë vënë flakën flamurit serb, transmeton Tribuna.

Brohoritjet e tifozëve, siç dëgjohet në video, përcillen me të shara e ofendime si për shtetin serb, ashtu edhe për atë maqedonas, duke iu dërguar porosinë se “Mitrovica është e jona”.

Nga ana tjetër, tifozët serbë iu janë revanshuar duke vendosur një flamur të Serbisë me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Kujdes: Video përmban gjuhë fyese – ndalohet për personat nën 16-vjeç

Lajme të ngjashme

Back to top button