Shqipëria fitore me spektakël ndaj Maltës (Video)

Pas ndeshjes së përfaqësueses së Kosovës me Haitin, e cila përfundoi me rezultat të bardhë prej 0:0, kombëtarja e Shqipërsisë ka shënuar fitore para shikuesve të vetë në stadiumin “Niko Dovana” kundër kombëtares së Maltës me rezultat prej 2:0.

Golat e fitores së Shqipërisë u realizuan nga dy lojtarë nga Kosova, përkatësisht Migjen Basha dhe Allban Meha.

Fillimisht, Migjen Basha ka kaluar Shqipërinë në epërsi në minutën e 25-të të takimit. Mesfushori i Torinos shënoi një gol të bukur me kokë.

Ndërkaq, në epërsi prej dy golave kombëtaren kuqezi e solli mesfushori Alban Meha në minutën e 53 të takimit. Ai ka shënuar një gol nga një goditje nga 40 metra dhe padyshim ishte një gol më të vërtetë shumë e bukur.

Megjithëse në vazhdim të ndeshjes kombëtarja jonë dominoi, ajo nuk arriti të realizoi edhe golin e tretë dhe kështu, Shqipëria triumfoj me rezultat 3:0 në ndeshjen e parë në këtë vit kalendarik.

Pas kësaj fitoreje, Shqipëria ndeshjen e radhës e ka me katër qershor në Budapest, kundër Hungarisë.

Kujtojmë se Shqipëria ka rënë në një grup mjaft të vështirë për eliminatoret e ‘Euro 2016’, ku bëjnë pjesë edhe Portugalia, Danimarka, Serbia dhe Armenia.

Lajme të ngjashme

Back to top button