KSZH, nesër afati fundit, qytetarë shqyrtoni a jeni në listë

Të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë me të drejtë vote, kanë mundësi të shqyrtojnë listat zgjedhore deri nesër.

Shqyrtimi publik i listave zgjedhore ka filluar më 16 shkurt, do të zgjasë 20 ditë pune, që do  të thotë deri më 7 mars të këtij viti, sqaroi Subhi Jakupi, nënkryetar i Komisionit Shtetërorë Zgjedhor (KSHZ).

‘Shqyrtimi i listës zgjedhore bëhet në të gjitha njehsitë rajonale të KSHZ-së, dhe në të gjitha Komunat në të cilat kemi hapur zyra alternative në të gjitha 80 Komunat që i mbulojmë ne. Kështu që, qytetarët deri më 7 mars të bëjnë shqyrtim të listave zgjedhore. Deri tash kemi të dhëna se mbi 200 mijë qytetarë e kanë bërë shikimin publik, ata më së shumti e shfrytezojnë mënyrën elektronike të shqyrtimit publik’ tha Jakupi.

Në rast se qytetari nuk është në listë zgjedhore, atëherë duhet të plotësojë formular, të cilin KSZH-ja pasi ta shqyrton sjell vendim që personi të jetë në listë zgjedhore. Ata të cilët nuk posedojnë dokumente biometrike, duhet të aplikojnë me kohë.

Qytetarët kanë mundësi të kontrollojnë listat edhe nëpërmjet regjistrit zgjedhor elektronik që është në ueb faqen www.sec.mk. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button