PRSD: Gruevski është faktor i de-faktorizuar

Njeriu i cili më shumë se 10 vite është faktori numër një në Maqedoni, duke qeverisur në mënyrë të paprekshme dhe pa kontroll të askujt, që kur e humbi qeverisjen dhe fuqinë filloi të flasë për de-faktorizim të shtetit dhe të popullit, porosisin nga PRSD në lidhje me deklaratat e mbrëmshme të Nikolla Gruevskit.

“I njëjti njeri, me qeverisje shumë vjeçare praktikisht e ndryshoi kodin kulturor të maqedonasve duke problematizuar skajshmërisht identitetin e tij, politikën e ndoti me vlera të rreme, me  gjëra primitive dhe të pamoralshme, ndërsa edhe me propagandë agresive mediatike, në mënyrë masive u ka larë trurin njerëzve më të varfër në Evropë.
Ai dhe ata rreth tij, në sistemin arsimor po prodhojnë mediokër dhe njerëz besnikë ndaj qeverisë, si maja e virtytit njerëzor. Nga maqedonasit ka bërë një komb tragjik dhe të humbur, të paaftë që vet ta njohë të ardhmen. Nepotizmin, korrupsionin, kleptomananinë dhe klientilizmin i shfaq si vlera më të larta në shoqërinë maqedonase dhe supozime bazë për të qëndruar në pushtet.

Duke mos mundur që ta paramendojë Maqedoninë pa të në krye, dëshpërimisht përpiqet që t’i bind qytetarët se ai është e ardhmja. Çdo vendim tjetër, përveç qëndrimit të tij në pushtet, do të jetë tradhtia e tij më e madhe që do të çojë në shkatërrim të shtetit, ndërsa ai nuk do ta lejojë.

Sipas Frojdit, fillimi i çmendurisë është kur dikush do të fillojë mos të ketë turp. A ka ai njeri pak turp?”, thuhet në deklaratën e PRSD-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button