Sa ishte bakshishi për picat në “Natën e Oscar”?

Mësohet se 24 ore përpara se te zhvillohej ceremonia, ishin porositur 20 pica ne picerinë Big Mamas and Papas ne Hollywood-in Perëndimor.

Ne Natën e Oscar-eve sigurisht qe mund te priten te ndodhin shume gjera te cilat është e vështirë t’i ndeshesh ne ndonjë event tjetër, por te marrësh deri ne 1000 mije dollare bakshish për nje sherbim pice, kjo nuk ishte dëgjuar me pare.

Kështu i ka ndodhur amerikanit me origjine armene Edgar Martirosyan, 30 vjeçar, i cili kish marre përsipër këtë detyre te” vështirë”.

Picat ishin kryesisht me djathë, kërpudha, ullinj, sallam, sigurisht për disa prej yjeve te Hollywood-it, si Brad Pitt, Julia Roberts dhe Meryl Streep.
Me pas, i shkuar nga bakshishi i jashtëzakonshëm, armeni ka treguar ne “The Ellen Degeneres show” se ai prej kohesh kish qene një admirues i çmendur i Meryl Streep, dhe t’i dorëzonja asaj një pice ishte për mua një gjë e jashtëzakonshme.

Mbledhjen e bakshisheve e ka bere vete DeGeneres me një kapele te reperit Pharrell Williams, një prej kandidateve për Oscar. Aktoret me pare kishin vene aty 600 dollarë, dhe kësaj shume i kishte shtuar edhe 400 te tjera DeGeneres, për ta çuar kështu bakshishin ne plot 1000 dollarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button