Rama takohet me Napolitanon (Video)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me presidentin e Italisë, Giorgio Napoletano gjatë vizitës së këtij të fundit në Tiranë. Duke e falënderuar Napoletanon për vizitën, Rama u shpreh se është gjithnjë kënaqësi të presësh një mik të shqiptarëve.

Kryeministri i Shqipërisë dhe Presidenti i Italisë janë shprehur se, miqësia mes dy popujve, që i bashkon jo vetëm afërsia gjeografike, por edhe afërsia kulturore dhe interesa të përbashkëta si dy vende fqinje, përbën një bazë të fortë për avancimin e bashkëpunimit dypalësh.

Rama theksoi se mbi këto themele dhe konsiderimin e Italisë një partner kyç, ndërmori disa vizita në Itali, me fokus rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe shtimin e investimeve italiane në Shqipëri. Nga ana e tij, Napoletano vlerësoi punën e Qeverisë shqiptare, si dhe garantoi Ramën se Italia qëndron në krah të Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button