Mësohet çmimi i Nokia 3310 të ri, do t’ju pëlqejë

Në fund të këtij muaji do të prezantohet Nokia 3310 i ri. Telefoni ikonik 17 vjeçar do të vijë në formë moderne ndërsa do të kushtojë 59 euro, sipas VentreBeat, e cila ishte e para që ka zbuluar lansimin e tij, raporton Buisnessinsider.

Nuk është befasi që riprodhimi i tij ka tërhequr kaq shumë vëmendje, pasi 3310 ishte fantastik për kohë të vet.

Nokia 3310 do të lansohet në Barcelonë në konferencën e industrisë mobile “Mobile World Congress” sipas raportimeve VentureBeat, por nuk është e qartë se kur do të lansohet ai.

Modeli 3310 do të jetë njëri nga 4 telefonat që kompania HMD Global, e cila ka në pronësi sektorin mobil të Nokias, do të lansoië gjatë konferencës.

Nga kompania HDM Global kanë refuzuar që të komentojnë këto ‘thashetheme”, ndërsa kongresi mobil botëror në Barcelonë do të mbahet nga 27 shkurti e deri me 2 mars.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button