Mbi 100 maune bllokojnë kufirin Shqipëri-Kosovë

Mbi 100 maune që nga e shtuna vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar pikëkalimin Morin/Vërmicë, ku ndahen ose bashkohen Shqipëria e Kosova.

Janë skena tashmë të njohura nga viti i kaluar po në këtë vend, për shkak të taksave që u vihen transportuesve të mallrave që importohen nga Shqipëria.

Autoritetet doganore të Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë kanë rikthyer tarifën prej 40 eurove, të cilën duhet ta paguajë çdo drejtues automjeti, i tonazhit të rëndë, i cili transporton mallra nga Shqipëria në Kosovë. Transportuesit e konsiderojnë këtë taksë barrë të papërballueshme, transmeton koha

Rikthimi i kësaj procedure konsiderohet si shkelje e marrëveshjeve midis Kosovës e Shqipërisë për thjeshtësimin ose eliminimin e procedurave që pengojnë qarkullimin e lirë të mallrave, po edhe të njerëzve në të dy drejtimet.

Lajme të ngjashme

Back to top button