Nokaut Gruevskit në raundin e dhjetë

Kartoni i Kuq në momentin e duhur nga Ali Ahmeti, i dha fund lojës politike në Maqedoni. Koha dhe momenti i duhur, vendimit i japin peshë për të dhënë frytet e veta të pritshme.  Edhe në politikë ka mjeshtri, dhe jo çdo kusht mund të peshoj dhe hedh hapin e duhur në kohën dhe momentin e vërtetë. Në vitin 2006, Ali Ahmeti e kishte hedhur në tavolinën e liderëve politikë idenë e tillë, që në opinion u shfaq si ide e re, por që rezultoi se qenka shoshitur hollë e mirë për 8 vite me radhë. Tetë vite, ideja e iniciuar nga Ali Ahmeti paska shqetësuar liderët politik në Maqedoni. Se ka qenë ide që shkon në favor të interesit shqiptar, flet neglizhenca e politikanëve maqedonas. Në politikë nuk zgjidhen mjete për të arritur qëllimin. Politika është art i së mundshmes, dhe për të arritur sukses vihen në përdorim të gjitha mekanizimat e lejuara demokratike. 

Tetë vite pas kultivimit të idesë në tavolinën e politikbërjes, ishte momenti i duhur që kjo ide të paraqitet në opinion, dhe beteja tani e tutje të mbrohet dhe ecet para në skenën politike të Maqedonisë. Koordinimi dhe takimet me faktorin ndërkombëtar, nuk janë të rastësishme. Idetë e tilla zbërthehen hollë e gjatë, me qëllim që pesha e tyre politike të fiton legjitimitet dhe mbështetje e nevojshme. Pjekuria politike e Ali Ahmetit, duket se i ka ra në ujdi realiteti politik në Maqedoni, ku çdo kërkesë e shqiptarëve paraqiten në opinion nga politikanët maqedonas si mohim i të drejtës së tyre. Ajo që fitojnë shqiptarët, reflekton si e drejtë e humbur nga pala maqedonase. Kështu  flet realiteti politik në 12 vitet e fundit në Maqedoni. 

Kushtetuta e parë e Republikës së Maqedonisë, ishte gjeneratori i krizës, për çka filloi të ngjiten të ring Ali Ahmeti si përfaqësues legjitim i shqiptarëve të Maqedoni, një garë të cilën pa dyshim se e fitoi, dhe në saje të ndryshimit të kushtetutës, shqiptarët bëhen shtetëformues  në Maqedoni. Por, ama u deshtë që të tregohet gryka e pushkës. Universiteti i Tetovës, ishte raundi i dytë, dhe legalizimi i tij si universitet shtetëror ishte fitore e radhës e shqiptarëve të Maqedonisë,  kështu që gongu në ring paraqiste pikët fituese që grumbulloheshin për shqiptarët autokton në trojet e tyre. Ardhja e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënder Beu  në qendër të Shkupit, ishte angazhimi i radhës dhe shuplaka e re për gjithë ata që duhej ta kuptonin se shteti i Maqedonisë mund të ekzistojë dhe funksionojë vetëm si shtet i përbashkët, sa i maqedonasve aq edhe i shqiptarëve. Dhe beteja vazhdoi. 

Zyrtarizimi i gjuhës shqipe, u përjetua si një humbje në ring nga pala maqedonase, njëjtë sikurse zyrtarizimi i flamurit kombëtar. Vënia në funksion i muzeut të Alfabetit në Manastir dhe muzeut të UÇK-së në Shkup, ishte një raund tjetër i fitores për shqiptarët e Maqedonisë.  Iniciativa tjetër që kazermat e ish ushtrisë jugosllave të adaptohen në vatra diturie për shqiptarët e Maqedonisë, paraqiste edhe një goditje tjetër. Ushtria që dikur ishte e drejtë e mbretër vetëm për një komb, tani drejtohet nga një ish komandant i UÇK-së, Talat Xhaferi. Dhe ky hap kaloi nën hijen e mllefit maqedonas. U voll helm e vrer se mbrojtja e shtetit do ta drejtohesha nga një ish komandant i UÇK-së. Por tentimet e tilla, nuk e zbrapsën idenë.  U deshtë shumë kohë që shqiptarët të fitojnë një të drejtë edhe në Komunën e Kërçovës, por beteja u fitua. Moblizimi maqedonas u zmbraps nga vota dhe vendosmëria shqiptare, dhe  Fatmir Dehari e mori Uskanën shqiptare. Vullneti i një kombi nuk mund të shuhet me politika ditore të stilit të Gruevskit. Kur atë vullnet e bartin dhe e realizojnë përfaqësuesit e zgjedhur të popullit, përkrahja popullore nuk mungon. Kjo u dëshmua edhe me Uskanën e vjetër. Shqiptarët ditët t mobilizohen për një, dhe rezultati u pa. Kryetari shqiptar u bë realitet në Uskanën e sotme.

Edhe ideja për presidentin konsensual, një ditë do të bëhet realitet. Por, s’do mend se kjo punë kërkon kohë, e mira është se ideja është hedhur dhe pas saj qëndron njeriu që u bëri ballë shumë sfidave. Shqetësimi qenka i madh tek Nikola Gruevski. E shprehu edhe publikisht se Ali Ahmeti dëshiron tua merr njërin nga krerët shtetëror, kryetarin e shtetit, parlamentit ose qeverisë. Nikolla Gruevski e ka drojen, se kjo vërtetë do të ndodh një ditë, ashti sikurse ndodhën edhe me Kërçovë, Ministrinë e Mbrojtjes… Presidenti konsensual është nokaulti i dhjetë i Ali Ahmetit. Nokauti në ring tregon fitoren. Shqiptarët edhe këtë herë do ta përfaqësojnë këtë ide, do të qëndrojnë pas saj, dhe s’do mend se një ditë do të bëhet realitet. Realitet u bë flamuri kombëtar, realitet u bë gjuha shqipe, realitet u bë  muzeu, realitet u bë universiteti… 

Lajme të ngjashme

Back to top button