Euro-deputetët me vërejtje ndaj Gruevskit për atë se çfarë bën me sektorin civil

Dy euro-deputetë, anëtarë të Partisë Nacionale Evropiane )PNE), Elmar Brok dhe Andrej Kovaçev i kanë dërguar letër kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në lidhje me organizatës “Stop Opercaioni Soros” (SOS) e cila i sulmoi mbi 20 organizata se kanë ndikuar në mënyrë destruktive në Maqedoni, njofton Portalb.mk.

Brok dhe Kovaçev janë pjesë e Unionit të Federalistëve Evropian, nën të cilën bien Federalistët e Rinj Evropian, zyra e të cilëve në Maqedoni, gjithashtu u sulmua nga gazetari proqeveritar, Cvetin Çilimanov dhe SOS.

Në letrën e euro-deputetëve gjithashtu kërkohet që Gruevski, për shkak të afërsisë së qëndrimeve me Çilimanovin, të ndërmerr masa dhe të  përgjigjet se ai ndanë vlerat evropiane dhe parimet të cilat i përfaqësojnë ata.

Ja letra e plotë:

I nderuar zotëri Gruevski,

Do të kishim dashur që të përkushtohemi ndaj një incidenti, i cili ndoshta vlerësoni se nuk është i madh, por dërgon porosi shqetësuese për orientimin evropian të Maqedonisë, madje edhe në rrathët e përkrahësve më të fortë për përafrim të vendin në BE.

Më 3 shkurt të vitit 2017, organizata SOS – Stop Operacioni Soros, ka mbajtur konferencë për shtyp, në të cilën i ka sulmuar organizatat për të cilat ata vlerësojnë se i minojnë interesat nacionale të Maqedonisë. U habitëm se njëra nga ato organizata është edhe Federalistët e Rinj Evropian (FRE). Folësi në konferencën për shtyp, zotëri Cvetin Çilimanov, sipas njohurive tona është redaktor në një agjenci qeveritare për lajme, në të cilën FRE është përshkruar si organizatë kontroverse, ndërkaq idejat tona si “vdekjeprurëse dhe të rrezikshme”.

Duam të theksojmë se FRE dhe seksioni në Maqedoni është jo-partiake, plutalistike dhe organizatë e të rinjve të cilët punojnë për liritë dhe Evropën e bashkuar, e cila është e themeluar në bazë të parimeve të demokracisë dhe sundimit të ligjit, paqes, prosperitetit, sigurisë dhe drejtësisë. FRE punon thellësisht për integrimin e Maqedonisë në familjen evropiane, në të cilën shpresojmë që do të bëhet dhe anëtare. FRE Evropa është pjesë e Unionit të Federalistëve Evropian, në të cilin ne jemi kryetar dhe nënkryetar.

Duke e pasur parasysh afërsinë e udhëheqësisë së SOS-it dhe Qeverisë dhe deklaratat e funksionarëve të partisë në pushtet për të ashtuquajturin “desorosizim”, jemi të shqetësuar për aktivitetet atje por edhe për Qeverinë e Maqedonisë e cila nuk i ndanë vlerat e njëjta. Besojmë se keni fuqi që t’i ndaloni sulmet ndaj Federalistëve Evropian në  vendin tuaj dhe kërkojmë nga ju që të merrni masa të patjetërsueshme të cilët i keni në disponim që t’i jepni hapësirë shoqërisë civile dhe t’i përkrahni vlerat dhe qëllimet tona të përbashkëta evropiane.

pic

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button