Kroatët uruan Kosovën, serbët me të vjetrën

Ndeshja miqësore historike e Kosovës kundër Haitit ka përfunduar pa gola në ndeshjen e zhvilluar para më shumë se 17 mijë shikuesve, në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, ndërsa vetëm sapo kishte përfunduar ndeshjen, të parët që kanë uruar nga mediat e huaja, kanë qenë portalet më të zëshme kroate, e një prej tyre edhe index.hr.

(Ky është artikulli i B92.net nga Serbia)

Si kryetitull i këtij mediumi ka qenë titulli. “I urojmë Kosovës: Para 17 mijë tifozëve në Mitrovicë luajtën ndeshjen e parë zyrtare”, duke shtuar më vonë se atmosfera në stadiumin “Adem Jashari” ka qenë e mrekullueshme, dhe se ndeshjen e kanë përcjellë 100 gazetarë.

Nga ana tjetër edhe mediet serbe e kanë përcjellë këtë ndeshje, media si B92.net, në artikullin e saj pë ndeshjen Kosova – Haiti, nuk e ka harruar të përmendin se ndeshja sipas tyre është luajtur në stadiumin që mbante emrin e “terroristit” Adem Jashari. Me këtë mediat serbe edhe një herë kanë shprehur urrejtjen e madhe që kanë ndaj popullit shqiptarë, edhe kur bëhet fjalë për sport dhe ndeshje ndërkombëtare.

(Disa anëtarë të tifo grupeve “Delije” dhe “Grobari” që zuri vend në mediat serbe)

Blic.sr, shkruan se deri sa në stadiumin olimpik po luhej ndeshja Kosovë – Haiti, në pjesën e veriut të Mitrovicës ishin bashkuar disa tifoz të dy tifo grupeve më të armiqësuara ndër vete në Serbi, “Grobari” dhe “Delije”, duke shpalosur një flamur “Kosova është serbi”. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button