Cili është kandidati që sipas Ermira Mehmetit reflekton konsenzualitet?

Ermira Mehmeti, deputete e BDI-së po e shndërron presidentin konsenzual në një strumbullar që e servon në forma nga më të ndryshmet.

Koncepti i BDi-së për presidentin konsenzual, që nga analistët u vlerësua  si një lojë politike për elektoratin shqiptarë,  duke i pasur parasysh gjithë vlerësimet se kjo lojë është e kurdisur nga Gruevski, nga kthetrat e të cilit nuk mund të lëvizë asnjë subjekt politik shqiptar e aq më pak BDI-ja, tani po proklamohet nga Ermira Mehmeti si një element që nuk shkoi kot.

Loja e BDI-së, që analistët e krahasojnë me dramën e serialeve më të ndërlikuara, merr formën e saj me prononcimet e Ermira Mehmetit.

“Koncepti jonë për kandidat  konsenzual nuk është kuptuar, por disa nga Kandidatët presidencial reflektojnë një dozë konsensenzualiteti, por kjo nuk është ajo që ne e kërkojmë”, kështu deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti, u përgjigj në pyetjen nëse ndonjëri nga kandidatët presidencial i plotëson kriteret e kësaj partie.

Ermira Mehmeti nuk precizoi se për cilin kandidat bëhet fjalë.

“Nominimi është çështje tjetër ndërsa kandidati si personalitet është çështje tjetër. Ne flasim për procese dhe koncepte, nuk folëm për kandidat konkretë. Kemi kandidat dhe duket se ndonjëri do të tentojë të reflektoj idenë e presidentit konsenzual”, thotë Ermira Mehmeti.

Lajme të ngjashme

Back to top button