Valencia befasoi Realin (VIDEO)

Real Madridi është mposhtur në ndeshjen e mbetur ndaj Valencias në kuadër të La Ligas, njofton koha.net, përcjell Portalb.mk.

“Mbretërit” u mposhtën në Mestalla me rezultat prej 2 me 1.

“Lakuriqët” i kaloi në epërsi sulmuesi italian Simone Zaza, duke shënuar një gol shumë të bukur në minutën e 4, pas asistimit nga El Haddadi.

Dhe vetëm pas pesë minutave Orellana shënoi për dy me zero në të mirë të Valencias.

Cristiano Ronaldo, që bëri paraqitjen e 700-të për klube në të gjitha garat, e ngushtoi epërsinë në 2 me 1, por që nuk ishte i mjaftueshëm për të marrë pikë në këtë përballje.

Real Madridi ende vazhdon të jetë lider me 52 pikë, një më shumë se Barcelona që ka një lojë më tepër të zhvilluar.

Kurse Valencia mban vendin e 14-të me 26 pikë.

http://www.dailymotion.com/video/x5ctktq_simone-zaza-amazing-goal-valencia-vs-real-madrid-2-0-la-liga-santander-22-2-2017_sport

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button