Këto profesione i marrin rrogat më të larta në Maqedoni

Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror për Statistikë, rrogë më të lartë mujore në Maqedoni, gjatë vitit 2016-të kanë marrë ato të cilët punojnë në sektorin e programimit kompjuterik dhe aktivitete të ngjashme – 66.896 denarë. Pas tyre vijnë aktivitetet ligjore dhe kontabiliteti me rrogë prej 59.124 denarë, transporti ajror me 54.827 denarë, telekomunikimi me 48.450 denarë. Në sektorin e prodhimtarisë bazë të produkteve farmaceutike dhe preparate farmaceutike me rrogë prej 43.928 denarë, njofton Portalb.mk.

Më të vogla janë rrogat në ndërtimtari, industrinë e prodhimit, tregti, transport dhe të ngjashme.

Rroga mesatare mujore e paguar, në dhjetor të vitit 2016, përfshin 23. 457 denarë. Në dhjetor të vitit 2016, 1.6 % nga të punësuarit në Republikën e Maqedonisë nuk kanë marrë rrogë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button