LVP: Çka iu deshën Maqedonisë zgjedhjet e parakohshme?!

Organizata  joqeveritare “Lëvizja për Vizion të Përbashkët”, vlerëson se partitë politike në këtë përbërje parlamentare kanë gabuar dukshëm që shpërndanë kuvendin dhe çuan vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Në vend se partitë politike të fokusoheshin në përmbushjen e premtimeve të tyre që kanë dhënë para elektoratit, ata dërgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme, thonë nga kjo OJQ duke pyetur publikisht:

1. Çka ju deshën Maqedonisë zgjedhjet e parakohshme parlamentare? Për ti ja ofruar qytetarëve atë që ja keni ofruar edhe para zgjedhjeve të kaluara, apo menduat vetëm ta zgjatni mandatin tuaj?

2. Sa është e gatshme Maqedonia që në këtë fazë të harxhohen miliona euro për zgjedhje të kota parlamentare?

“Ky hap ka qenë i gabuar nga të gjitha subjektet politike të cilat votuan shpërndarjen e kuvendit, por kritikat dhe vërejtjet i shkojnë më së shumti BDI-së e cila e para inicioi këtë problem. Por tani kjo ndodhi, i apelojmë të gjithë qytetarët që të ulen dhe të mendojnë vetëm 5 minuta se çka kanë premtuar partitë politike në të kaluarën dhe çka kanë realizuar. Mos dilni vetëm sa për të votuar, sepse pasha e votës suaj është shumë e lartë, dhe ju me votën tuaj mbani përgjegjësi për gjendjen e mirë apo të keçë edhe për katër vite të tjera” thonë nga organizata  joqeveritare “Lëvizja për Vizion të Përbashkët”. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button