Bisedime për Sirinë në Gjenevë, pas gati një viti

Bisedimet midis Qeverisë dhe opozitës siriane, të sponsorizuara nga Kombet e Bashkuara, do të nisin sot në Gjenevë, për herë të parë në gati një vit, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

Megjithatë, i dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, tha se nuk pret ndonjë “arritje të madhe”.

Opozita këmbëngul që fati i presidentit sirian, Bashar al-Assad, të jetë në agjendën e bisedimeve, por qeveria refuzon të diskutojë për këtë.

Së paku 300,000 veta janë vrarë prejse ka nisur lufta civile në vitin 2011.

Mbi 4.8 milionë të tjerë kanë ikur jashtë vendit, ndërsa 6.3 milionë janë zhvendosur brendapërbrenda Sirisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button