Larja më e madhe e parave në Maqedoni bëhet në ndërtimtari

Prokurori publik i shtetit Marko Zvrlevski ka theksuar se në Maqedoni bëhet larje e parave, por për dallim nga vendet e tjera këtu ndodh e kundërta dhe kjo është “Paratë e pastra ti bëjmë të ndyra”.

“Deri para pak kohësh në Maqedoni nuk ka pasur arsye që të fshihen paratë e ndyra. Disiplinën financiare ne e kemi përforcuar viteve të fundit. Më herët askush nuk pyeste ku i merrnim paratë kur blinim automobila nga 10, 15 apo 20 mijë euro, kur blinim banesë prej 100 deri 200 mijë eurove. Por tani institucionet financiare janë përforcuar, po forcohet edhe policia financiare, prokuroria dhe larja e parave njihet si kriminalitet”, tha Zvrlevski.

Në pyetjen se ku më shumë vërehet larja e parave, ai tha se ky fenomen është i pranishëm më shumë në institucionet bankare nga grupe ndërkombëtare kriminale.

Në suaza lokale ai tha se ky fenomen vërehet më shumë në ndërtimtari nëpërmjet projekteve ndërtimore.

“Larja e parave nuk bëhet vetëm në urbanizëm por në më shumë mënyra, por më lehtë është që nëpërmjet ndërtimit të objekteve të siguruara nga para të ndyra”, tha Zvrlevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button