Xhelili: Ahmeti dhe Thaçi kukulla në duar të Mijallkovit

Për fat kë keq në këtë dramë tragji-komike me regjisot Gruevski-Mijallkov, aktorët kyç janë Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti, tha sot para deputetëve në seancën e shpërbërjes së parlamentit deputeti i Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK) Naxhi Xhelili. 

“Bojkoti dhe rebelimi i integristëve të BDI-së ka si pretekst inatin e tyre ndaj inatit si injorim që u bëri kryeministri Gruevski për kandidatin e përbashkët maqedonas, për president që nga mosdija juridike e kishin cilësuar si kandidat konsenzual. Kërkesa e Ahmetiti për një president të tillë shpalos mashtrimet e tij se shqiptarët janë shtet-formues në Maqdoni se gjuha shqipe është zyrtare si dhe principi i Bandenterit e largon majorizimin e shqiptarëve” tha Xhelili. 
Pohimi se me zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të përparojë procesi i integrimeve euroatlantike mori përgjigje të merituar negative nga VMRO-ja. 

Xhelili tha se partia e tij qysh më herët kishte sinjalizuar se vendin e presin zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai tha se ky akt është konstruktuar nga Trekëndëshi i Bermudës VMRO-BDI-PDSH.

Për këtë dramë u përkujdes edhe lideri I PDSH-së, Menduh Thaçi i cili nuk u ndal së vrapuari pas shokut të tij të vjetër, Mijallkov.

“Gjendemi përpara një akti të konstruktuar nga trekëndëshi i Bermudës VMRO-BDI-PDSH. RDK-ka si i vetmi subjekt politik me taban të vërtetë kombëtar me kohë sinjalizoi për manipulimin e radhës që realizohet nëpërmjet konfrontimit mediatik me të ashtuquajturin  presidencial se synimet e kësaj loje do të jenë zgjedhjet e parakohshme parlamentare si objektiv strategjik i VMRO-DPMNE-së. 

Kjo lojë e manipulimit zgjedhor e përsëritur shtatë herë për tetë vite finalizohet me kërkesën e BDI-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, deklaroi deputeti i RDK-së, Naxhi Xhelili. 

Seanca u përmbyll – LEXO: Me 117 vota pro dhe asnjë kundër shpërbëhet parlamenti i Maqedonisë

Lexoni të gjitha fjalimet e deputeteve të tjerë të bëra sot:

LEXO: Jakupi: Ja pse BDI ka nevojë edhe për një mandat

LEXO: Fazliu: Do ta parandalojmë turpin e VMRO-së dhe BDI-së

LEXO: Boneva: VMRO nuk e pranoi propozimin e pasinqertë të BDI-së

LEXO: Misoski: Ahmeti realizon skenarin e Gruevskit duke gënjyer elektoratin

LEXO: Veliçkovski: Zgjedhjet janë që të sigurohet cenzus për Ivanovin

 

Lajme të ngjashme

Back to top button