Portalb publikon emrat e përkthyesve të testimit ekstern për shkollat profesionale

Testimit ekstern i nënshtrohen edhe nxënësit e shkollave të mesme profesione, për të cilët është mjaftë e vështirë, pasi që ballafaqohen me mungesë të madhe të librave në gjuhën shqipe.

Disa herë ata dhe profesorët u ankuan në mungesë të librave, por kjo situatë tani më disa vite ngelet e njejtë e pandryshuar.

Pasi herën e kaluar Portalb.mk  ju solli kontrolluesit e testit si dhe përpiluesit e tij, kësaj radhe publikojmë emrat e përkthyesve të cilët përkthyen pyetjet e testimit ekstern për shkollat  mesme profesionale.

Sipas të dhënave të siguruara nga Portalb.mk, më poshtë paraqesim listën me emrat dhe fushat në të cilat këta përkthyes kanë punuar për testimin e vitit të kaluar:

Elham Ademi    -Ekonomi – Juridik 

Adrian Fazlija    -Ekonomi – Juridik 

Sahit Ibishi        -Hoteleri –Turizëm

Ekrem Miftari   -Elektroteknikë

Qamil Dema     – Elektroteknikë

Shpend Ismaili  -Elektroteknikë

Luljeta Abdiu   -Kimi -Teknologji 

Emrush Iseni    -Makineri

Afet Sinani       -Makineri

Ali Aliu            -Bujqësi – Veterinari 

Nesim Seferi    -Bujqësi – Veterinari 

Gazmend Saiti  -Bujqësi – Veterinari

Floresha Sela    -Shëndetësi

Xhihane Emini -Komunikacion

Isa Ilazi            -Komunikacion

Urim Mejzini   -Ndërtimtari – Gjeodezi 

Ilaz Muhaxheri -Ndërtimtari – Gjeodezi 

Festa Lena        -Ndërtimtari – Gjeodezi 

Qamuran Ismaili  -Shërbime Personale, Pylltari – Përpunimi i Drurit dhe Gjimnaz Sportiv

Ifraim Ibrahimi    -Tekstil – Lëkurë

Irfan Shabani       -Tekstil – Lëkurë 

Ndryshe, për parregullsi të shumta si dhe përkthim ju adekuat, të pa kuptueshëm dhe jo profesional, mësimdhënësit disa herë e kundërshtuan këtë testim ekstern, ata madje thonë se kishte pyetje të cilat nuk korrespondonin me njohurit dhe planprogramin me anë të të cilit ata zhvillojnë programin mësimor.

Lidhja e Arsimtarëve Shqiptar, si në Shkup, ashtu edhe dega e Kumanovës disa herë u shprehen kundër testimit ekstern, madje kjo e fundit dërgoi ankesë në Ministrinë e Arsimit dhe shkencës (MASH), si dhe në Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK), duke  theksuar se testimi nuk është forma e duhur e matjes së dijes së nxënësve si dhe punës së mësimdhënësve, por që i njëjti ende vazhdon të realizohet.

LEXO MË SHUMË:

Testimi ekstern, maturantët ankohen për gabime të shumta

 Testimi ekstern, sërish ankth për mësimdhënësit dhe nxënësit

 LSDM: Të hiqet testimi ekstern, të kthehet dinjiteti i arsimtarëve

Arsimtarët dhe nxënësit të pakënaqur: testimi ekstern nuk ka asgjë pozitive

Testimi ekstern sërish skandaloz, pyetje jo-logjike në kufi të talljes! (FOTO)

Testimi ekstern, arsimtarët nuk do të dënohen ata mund të largohen nga puna

Plenumi: Testimi ekstern është dështim total! (Foto)

Ja testimi ekstern për të cilën dënohen mësimdhënësit shqiptarë (FOTO)

Testimi ekstern sërish skandaloz!!

Dardhishta: Testimi ekstern ka gjasa të ketë manipulime të shumta

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button