Analizë: Për marrëdhëniet maqedono-shqiptare: Marrëveshje për fqinjësi të mirë edhe me Shqipërinë? (2)

Nëse propozimi dhe insistimi bullgar (të cilat i shqyrtuam në kuadër të marrëdhënieve maqedono – bullgare) u mbuluan në mënyrë shumë serioze nga mediat tona, si duket nuk ndodh e njëjta me iniciativën e tillë për marrëdhëniet me Shqipërinë. Ata që insistojnë të bëhet krahasim, këtu me gjasë do të insistonin të marrin përgjigje në pyetjen se pse bëhet një dallim i këtillë dhe nuk do të kënaqeshin me atë se Bullgaria e bën këtë si “kusht” për integrimin tonë në BE (në fakt, Shqipëria mund të bëjë këtë si kushte për hyrje në NATO), ndërsa në anën tjetër, perëndimore, kjo është iniciativë e një individi…

 

Shkruan: S?shko Todorovskidiplomat me karrierë dhe ministër i autorizuar

 

Më parë i analizuam marrëdhënite maqedono-shqiptare nga aspekti i shembullit me raportimet e mediave maqedonase për projektin për liqenet artificiale, hidroenergjetike në fushën e Llukovës, ku do të mblidheshin ujërat e Korabit, dhe ku, me disa përjashtime, lartmadhëria e tij Krahasimi, pothuajse mungoi krejtësisht. Tani të shohim një shembull tjetër, përsëri nga fusha e marrëdhënieve maqedono-shqiptare, e që ndoshta do të na mundësojë të bëjmë krahasim në një nivel më të lartë, më abstrakt.

Në fund të vitit të kaluar, në mediat tona, pak si me turp, u paralajmërua se pakica maqedonase në Shqipëri ballafaqohet me një problem serioz. Gjoja, Shqipëria paska planifikuar ndryshim të ndarjes territoriale, dhe sipas të cilës, komuna e Liqenasit (Pustecit), si komunë praktikisht etnikisht e pastër, do të bashkohej me disa komuna fqinje të banuara kryesisht me popullatë shqiptare. Rezultati do të ishte humbës për pakicën tonë, jo vetëm nga aspekti i karakterit etnik të komunës, por edhe nga aspekti i të gjitha të drejtave që do të duhej t’i gëzonin pjesëtarët e kësaj pakice.

Në fillim nuk është e qartë se pse Shqipëria ndërmerr një hap të tillë, por, edhe pse “përzierja” e komunës së re që eventualisht do të formohej, do të paraqiste humbje të, kushtimisht thënë, të drejtave të pakicave. Nëse pyetja e parë është e dhënë faktografike (qenka vënë një kufi në propozim-ligjin për ndarje territoriale për 10.000 banorë si minimum për një komunë, ndërsa Liqenasi ka më pak banorë se ky numër), pyetja e dytë del nga – Lartmadhëria e tij Krahasimi. Në fakt, në Maqedoni ka më shumë komuna ku pakica shqiptare është shumicë në atë nivel, por, nuk është absolutisht dominante. Megjithatë, kjo nuk është pengesë, që ata t’i gëzojnë të drejtat “e pakicave”! 

Edhe Shqipëria kishte dështim të regjistrimit të popullsisë

Shumë më vonë, ose më saktë më 19 janar 2014, një pjesë e pyetjeve marrin kontura të përgjigjeve, nëpërmjet intervistës së Edmond Temellkos, kryetarit të Liqenasit për Press 24:

“Maqedonasit e Prespës së Vogël, do të bëjnë përpjekje maksimale ta pengojnë ndarjen e re territoriale, të cilën Qeveria shqiptare e paralajmëron për vitin 2015, në të cilën nuk gjendet komuna e vetme me krytar maqedonas, komuna e Liqenasit (Pustecit)”.

Nga intervista e gjatë i veçojmë këto teza të të intervistuarit:

  • Eliminimi i komunës së Liqenasit do të thotë shkatërrim i identitetit kulturor maqedonas të maqedonasve etnikë. Ajo do të jetë katastrofë për identitetin maqedonas. (…) Në komunën e re, të cilës duhet t’i bashkangjitet Liqenasi, maqedonasit do t’i humbin të gjitha të drejtat elementare të një pakice, për shkak se ajo komunë tani ka popullatë dominante shqiptare.
  • Ne kërkojmë që Maqedonia të nënshkruajë Marrëveshje për paqe të përhershme dhe fqinjësi të mirë ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe Marrëveshje për pozitën dhe të drejtat e maqedonasve në Republikën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë, në bazë të ndërsjellë, reciproke dhe të barabartë, (..) Këtu mund ta përmend edhe takimin e krytearit të Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski me kolegun e tij në Tiranë, Ilir Meta, ku publikisht tha se kjo ndarje territoriale nuk do t’i prekë pakicat. Poashtu, këtë draft nuk e përkrah as opozita, por nuk mund ta ndalojë, për shkak se për votimin e ligjit nevojiten 84 deputetë, ndërsa pozita ka 85.
  • Por, për fat të keq, në vitin 2011 u bë një regjistrim i keq dhe i falsifikuar i popullsisë, ku në ligjin për regjistrim në momentin e fundit u ndryshua formulari dhe nuk kishte fushë për përkatësinë etnike dhe me amandament u soll ligj për dënim prej 1.000 dollarësh për të gjithë qytetarët që do të deklarohen si jo-shqiptarë, ndërsa në librat amzë janë regjistruar si të tillë. Prandja, ne së bashku me pakica e tjera në Shqipëri e bojkotuam regjistrimin dhe nuk i pranuam rezultatet e atij regjistrimi. Kishte efekt të madh. Kjo mund të shihet edhe në Raportin e fundit të Këshillit të Evropës për përparimin e Shqipërisë, ku qartë i potencohet Qeverisë së R. të Shqipërisë se nuk duhet të bazohet në rezultatet e regjistrimit të fundit gjatë krijimit të politikave për pakicat, për shkak se ato janë joreale dhe nuk u pranuan nga të gjitha pakicat në Shqipëri.

Që nga teza e parë shihet se nuk bëhet fjalë vetëm për “përzierje” të popullatës, por për krijim të një komune ku maqedonasit do të ishin pakicë në nivel lokal, ose ndryshim jashtëzakonisht drastik. Që të ndodhë kjo, duhet që komuna aktuale e Liqenasit, me mbi shtatë mijë banorë të bashkohet me komuna të tjera aktuale ku ka mbi tetë mijë shqiptarë etnikë pa asnjë maqedonas etnik? Këtë duhet ta supozojmë, për shkak se as Temollkoja e as gazetarët këtë nuk e ilustrojnë as me numra, as me ndonjë hartë! Kjo do të thotë se komuna e re jo vetëm  që do ta plotësonte kushtin prej 10 mijë banorësh, por do ta tejkalonte edhe numrin e 20 mijë banorëve… 

Dihotomi te partitë e pakicave 

Nga teza e dytë dhe e katërt del se çështja tashmë ka marrë edhe përmasa ndërkombëtare, edhe atë si në plan bilateral, ashtu edhe në atë multilateral. Para se të kalojmë në këtë, megjithatë, ta shohim tezën e tretë, të interpoluar, që do të thotë pak të fshehur, se opozita nuk mund ta pengojë votimin eventual të ligjit për shkak se pozita ka një votë puls (85) nga shumica e nevojshme. Këtu, Lartmadhëria e tij Krahasimi, për dallim nga gazetarët tanë, menjëherë pyet: Stop! E, si është në Maqedoni?

Në Maqedoni është mjaft e përhapur praktika, sikurse edhe te demokracitë më të vjetra, që partitë e pakicave të krijojnë dihotomi, e cila u mundëson që së paku njëra parti e tyre të jetë në pushtet ose në koalicion në pushtet, ndërsa së paku një parti të jetë në “anën tjetër”. Nëse është ashtu, kjo do të thotë se nëse ndonjë ligj i caktuar që ka të bëjë me pakicën konkrete, praktikisht (e bile edhe teoretikisht) nuk do të mund të kalonte pa një numër të caktuar votash, pikërisht të përfaqësuesve të asaj pakice.

Nga raportimet e mediave për ndryshimet në ndarjen territoriale në Shqipëri, na mbetet të pyetemi se a ka krijuar pakica jonë në Shqipëri një mekanizëm të këtillë në Shqipëri ose kanë qenë aq të pakujdesshëm në anticipimin e rrethanave sa që janë “lidhur” vetëm me një opcion politik? Por, pse do ta bënin këtë? Ose ndoshta vetëm Temellkoja është i “lidhur” me pushtetin aktual, që deri para do kohësh ishte në pushtet, e tani ballafaqohet me situata të pakëndshme, jo si pjesëtar i pakicës maqedonase, por si politikan në opozitë. Mirëpo, nëse është ashtu, sigurisht se për çështjen e ndarjes territoriale të Shqipërisë dhe pasojat për pakicën maqedonase do të paraqiteshin aktivistë të tjerë maqedonas (për shembull, ata që para do kohësh u “shpërblyen nga qeveria e Maqedonisë”), për shkak se kjo çështje difinitivisht i tejkalon interesat e ngushta partiake! Sidoqoftë, mbetet një numër i madh pyetjesh pa përgjigje, të cilat janë të rëndësishme, nëse dëshirojmë që publiku maqedonas ta kuptojë se pse kjo çështje është – problem.

Nga ana tjetër, teza numër 2, mund të krahasohet me tezën e Bullgarisë se është domosdoshme që dy vendet tona të nënshkruajnë, poashtu – Marrëveshje për fqinjësi të mirë. Nëse propozimi dhe insistimi bullgar (të cilat i shqyrtuam në kuadër të marrëdhënieve maqedono – bullgare) u mbuluan në mënyrë shumë serioze nga mediat tona, si duket nuk ndodh e njëjta me iniciativën e tillë për marrëdhëniet me Shqipërinë. Ata që insistojnë të bëhet krahasim, këtu me gjasë do të insistonin të marrin përgjigje në pyetjen se pse bëhet një dallim i këtillë dhe nuk do të kënaqeshin me atë se Bullgaria e bën këtë si “kusht” për integrimin tonë në BE (në fakt, Shqipëria mund të bëjë këtë si kushte për hyrje në NATO), ndërsa në anën tjetër, perëndimore, kjo është iniciativë e një individi… 

Marrëveshje për fqinjësi të mirë me Serbinë, Malin e Zi dhe Kroacinë, por jo edhe me Bullgarinë dhe Shqipërinë 

Mos ndoshta dallimi i vërtetë është në aktin e dytë të propozuar, që operativisht mund të quhet marrëveshje bilaterale për pakicat. Nëse ndonjë gazetar pyetej se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë, ndoshta edhe do të arrihej (relativisht lehtë) deri te ajo që Maqedonia të ketë dy marrëveshje të tilla: njërën me Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa tjetrën me Kroacinë. Kjo, nga ana tjetër, jam i sigurt se do ta nxiste lartmadhërinë e tij Krahasimin që ta hapë një pyetje në dy drejtime: pse nuk ka marrëveshje të tilla me Bullgarinë dhe Shqipërinë dhe sa ka mundësi që marrëveshje të tilla të nënshkruhen me këto dy vende? E nëse, ka ndonjë histori me Bullgarinë që paraqet pengesë, atëherë cila është pengesa për t’u nënshkruar një marrëveshje e tillë ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, ku, ja, edhe te ato ka pakicë maqedonase edhe te ne ka pakicë shqiptare?

Teza e fundit, për regjistrimin e falsifikuar në Shqipëri dhe reagimi i Këshillit të Evropës lënë hapësirë jo vetëm për lartmadhërinë e tij Krahasimin, por edhe për një verifikim relativisht të lehtë dhe të shpejtë të fakteve. Reagimi i parë i lartmadhërisë së tij Krahasimit është se edhe në Maqedoni nuk mund të bazohemi në të dhëna statistikore nga regjistrimi, për shkak se – ai nuk u mbajt, ndërsa regjistrimi paraprak, nga aspekti statisitkor – me të vërtetë është realizuar moti. Megjithatë, edhe pse gjendja është e njëjtë, rezultati është mu i kundërti. Në fakt, te ne procedurat kanë filluar të etablohen në bazë të konstattimeve statistikore të vitit 2002, e që do të thotë se ato nuk mund të ndryshohen pa u konstatu?r ndonjë gjendje tjetër (numerike). Nga ana tjetër, në Shqipëri nuk mund të fillohet me zbatimin e parimeve në funksion të mbrojtjes së pakicave kombëtare për shkak se regjistrimi i tyre – nuk është kredibil!

Verifikimi i fakteve është me të vërtetë i lehtë në qoftë se shihet vendimi përkatës i Këshillit të Evropës (Resolution CM/ResCMN(2014)1 on the implementation of the Framework Convention for the Protection of National Minorities by Albania, Adopted by the Committee of Ministers on 12 February 2014 at the 1191st meeting of the Ministers’ Deputies). Menjëherë bie në sy Temellkoja ka harruar të thotë se  “ligji për dënim prej 1.000 dollarësh” është anuluar. Kjo është fakt, e më tej mund të themi se nga formulimet që janë përdorur në Rezolutën e Këshillit të Evroës mund të vërehet se ai ka vlejtur në kohën e realizimit të aktiviteteve të regjistrimit të popullsisë. Në atë rast, ai e ka “kryer detyrën e tij”, dhe për këtë arsye regjistrimi është jokredibil, ndërsa aktivitetet e mëtutjeshme Shqipëria duhet t’i ndërmarrë në bazë të parimit të “vetëidentifikimit” (shih. Issues for Immediate Action).

Si duket, edhe pse intervista është e gjatë, megjithatë, çështja është shumë më e ndërlikuar se sa përpjekja që ajo të sqarohet nëpërmjet një interviste, e cila, është një pikëpamje individuale, edhe atë e një pjesëmarrësi në ato ngjarje, e me këtë e ngarkuar edhe me subjektivitetin e nënkuptuar dhe të pashmangshëm të atij personi. Ndoshat bëhet fjalë për një çështje, e cila, të themi, sipas bindjes që qarqeve gazetareske nuk është “temë atraktive”, por si duket, atraktiviteti humbet në të njëjtën masë nëse lihen “pezull” një numër i madh çështjesh. Kjo e përfshin edhe pyetjen se a nuk ka pasur ndonjë ekspert përkatës që të ndihmojë në qartësimin e kësaj çështjeje?

(Vazhdon)

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * 

Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Back to top button