Sot miqësorja, Shqipëri – Maltë

Kombëtarja e Shqipërisë do te luajë sot në ora 18:00 me Maltën në Durrës. Një sfidë miqësore që do të jetë prova e parë për ekipin në prag të kualifikueseve të Euro 2016. Trajneri Gianni De Biasi pritet ta nisë këtë takim me dy sulmues, Armando Sadikun dhe Edmond Kapllanin. 

Edhe mesfusha do të përbëhet nga futbollistë me tipare sulmuese. Mendohet që nga minuta e parë ta nisë Alban Meha, Ergys Kaçe, Migjen Basha dhe Valdet Rama. Në mbrojtje do të jenë të zakonshmit Andi Lila, Lorik Cana, Mërgim Mavraj dhe Ansi Agolli. Porta do të mbrohet nga Etrit Berisha i cili po kalon një sezon të mirë te Lazio. 

Një ditë më parë kapiteni Lorik Cana sqaroi se përfaqësuesja e shqiptarëve është vetëm një, ajo Kuqezi. Përfaqësuesja e Maltës vjen në Shqipëri me 5 mungesa. Trajneri maltezëve, Pietro Ghedin, i cili ka qenë pjesë e stafit teknik të përfaqësueses së Italisë për shumë vite kërkon rezultat për këtë takim, por natyrisht e shikon edhe si pjesë e përgatitjeve në kuadër të eliminatoreve të Europianit. Në këtë takim favorite është Shqipëria.  Hera e fundit që Shqipëria ka luajtur me Maltën në kualifikueset e Botërorit 2010 ka barazuar pa gola.

Lajme të ngjashme

Back to top button