Fazliu: Do ta parandalojmë turpin e VMRO-së dhe BDI-së (VIDEO)

Deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu ka sulmuar deputetin e RDK-së, Naxhi Xhelili, pas fjalës së këtij të fundit, kur akuzoi Menduh Thaçin për bashkëpunim me kreun e Shërbimeve Sekrete, Sasho Mijalkov.

Fazliu përpara deputetëve në seancën e shpërbërjes së parlamentit tha se e sotmja është dita e fundit e, siç ka thënë ai, “aventurës tënde dhe e kreut të partisë, Rufi Osmani”.

Në vijim, Fazliu ka theksuar se, arsyeja për kandidimin e PDSH-së në zgjedhjet presidenciale, është “parandalimi i turpit që po përgatitet me skenarin e partive qeverisëse”, ndërsa është shprehur i bindur për rezultate pozitive në zgjedhjet e parakohshme.

“A e dëgjuat Silvana Bonevën kur i potencoi arsyet për zgjedhje? Shihet se kujt i bën shërbim. Sot me kërkesën e BDI-së, me haber nga Beogradi dhe me kërkesë të VMRO-DPMNE-së, do të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu.

“Jeni mashtrues të mëdhenj”, tha ai.

Fazliu akuzoi BDI-në se për të satën herë punon kundër interesave të shqiptarëve.

“Gjorgje Ivanov 5 vjet ishte presidenti antishqiptarë dhe i keq për shqiptarët. Ne dalim me kandidat presidencial me qëllim që ta kalojmë turpin kombëtarë që na përgatitë BDI-ja. Shqiptarët nuk janë këtu që t’i orientojë  Ali Ahmeti herë në të majtë e herë në të djathtë”, tha Bekim Fazliu.

“Aktrimi kinse i konfliktit dhe mospranimi i konceptit të çoroditur të  quajtur president konsensual, po na paraqitet si shkas për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe paramendoni këto zhvillohen gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Shtrohet pyetja pse mu në raundin e dytë të mbahen zgjedhjet? Paramendoni BDI si palë në konflikt tash duhet të siguroj cenzusin për tu zgjedh presidenti në raundin e dytë. Ky është film i parë në 2005 dhe në 2009. Po si s’ju rra ndërmend ta braktisni qeverinë, me mijëra raste përjetuan shqiptarët për këto 6 vite në qeveri juaj. Pse nuk ju rra ndërmend një gjysmë fjali ta flitni kundër Ivanovit gjatë këtyre 5 viteve. Gjorgje Ivanovi për 5 vite ka qen president antishqiptar dhe presidenti i keq për shqiptaret, mirëpo ishte president të cilin ju e legjitimuat. Qëllimi final i kërkesës së zgjedhjeve të parakohshme nga ana e BDI-së është shfajësimi i VMRO-së para ndërkombëtareve, se ja janë këta shqiptarët që kërkojnë zgjedhjet e parakohshme.” tha ai

Seanca u përmbyll – LEXO: Me 117 vota pro dhe asnjë kundër shpërbëhet parlamenti i Maqedonisë

Lexoni të gjitha fjalimet e deputeteve të tjerë të bëra sot:

LEXO: Jakupi: Ja pse BDI ka nevojë edhe për një mandat

LEXO: Xhelili: Ahmeti dhe Thaçi kukulla në duar të Mijallkovit
LEXO: Boneva: VMRO nuk e pranoi propozimin e pasinqertë të BDI-së

LEXO: Misoski: Ahmeti realizon skenarin e Gruevskit duke gënjyer elektoratin

LEXO: Veliçkovski: Zgjedhjet janë që të sigurohet cenzus për Ivanovin

Lajme të ngjashme

Back to top button