Rita Ora, injeksione në gjak për të qenë në formë

Ky është investigimi i gazetarit Jonathan Thomson, i cili vetëm një ditë më parë ka raportuar për “DailyMail” emrat e disa prej VIP-ave botërorë, të cilët marrin vitamina për të qenë në formë.

Duket se ky fakt tashmë në të gjithë botën është kthyer në biznesin e shumë mjekëve. Këto injektime merren për disa orë, duke u aplikuar në disa pjesë të trupit.

Aplikimi i këtyre serumeve bën që trupi i njeriut të jetë më energjik, të luftojë lodhjen dhe të ketë përformancë të mirë mendore.

Marrjes së këtyre injektimeve nuk kanë se si t’i shpëtojnë njerëzit e artit.

Rita Ora është njëra prej tyre. Ajo nuk ka nguruar të postojë foto gjatë aplikimit të këtyre injektimeve, në llogaritë e saj në “Twitter” dhe “Instagram”. Rita shpenzon rreth 450£ për aplikimin e vetëm njërit prej këtyre injektimeve.

Të famshëm të tjerë të cilët tashmë e kanë të nevojshme marrjen e këtyre serumeve janë Madonna, Rihanna, Katy Perry, Simon Cowell etj. / Klan Tv

Lajme të ngjashme

Back to top button