fbpx

Misoski: Ahmeti realizon skenarin e Gruevskit duke gënjyer elektoratin

Deputeti I NSDP-së, Goran Misoski, ka akuzuar se Gjorgje Ivanov është kandidat i përbashkët i VMRO-DPMNE-se dhe BDI-së, duke e pasur parasysh faktin se partia e Ali Ahmetit ka kërkuar datë për zgjedhje të parakohshme parlamentare me çka sigurohet cenzusi i daljes në votime.

“Seanca e sotme është përfundimi i skenarit të Ahmetit dhe Gruevskit. Ka një serial, për shkelësit e kurorës, ku tradhtia zbulohet në mënyrë publike. Pas 6 vitesh kurorë ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, në marrëveshjen e Ahmetit dhe Gruevskit, realizohet akti i gënjeshtrës”, thotë Misoski.

Sipas tij, në aktin e parë, BDI-ja kërkon president konsenzual dhe e gënjen elektoratin e saj. Akti I dytë është prononcimi i VMRO-së se nuk pranon nënçmime dhe nuk pajtohet për të pasur kandidat konsenzual dhe akti I tretë, Ali Ahmeti jep propozim për zgjedhje të parakohshme parlamentare me datë për mbajtjen e tyre që korrespondon me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

“Dalja në zgjedhjet parlamentare ka lëvizur deri në 65 për qind, që do të thotë se cenzusi do të sigurohet dhe me këtë nuk është me rendësi nëse BDI-ja i bojkoton zgjedhjet presidenciale ose jo”, thotë Misoski.

Sipas tij, patrioti më I madh Gruevski ka imponuar që rastet e Hagës t’I zgjedhin deputetët e tij në mënyrë që sot BDI-ja të tregojë solidaritet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke i ndihmuar njëkohësisht Gruevskit për arritjen e cenzusit.

Seanca u përmbyll – LEXO: Me 117 vota pro dhe asnjë kundër shpërbëhet parlamenti i Maqedonisë

Lexoni të gjitha fjalimet e deputeteve të tjerë të bëra sot:

LEXO: Jakupi: Ja pse BDI ka nevojë edhe për një mandat

LEXO: Fazliu: Do ta parandalojmë turpin e VMRO-së dhe BDI-së

LEXO: Xhelili: Ahmeti dhe Thaçi kukulla në duar të Mijallkovit

LEXO: Boneva: VMRO nuk e pranoi propozimin e pasinqertë të BDI-së

LEXO: Veliçkovski: Zgjedhjet janë që të sigurohet cenzus për Ivanovin

Lajme të ngjashme

Back to top button