Sekuestrohen 89 kg kanabis sativa, shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit

Policia e Sarandës ka sekuestruar sot 89 kilogramë kanabis sativa, ndërsa ka shpallur në kërkim transportuesin e lëndës narkotike.

Operacioni u zhvillua orët e para të mëngjesit të sotëm në afërsi të fshatit Leftehor, në aksin rrugor Delvinë-Leftehor. Forcat e policisë arritën të sekuestronin lëndën narkotike dhe automjetin tip “Mercedes-Benz”, me targë AA603FR, ndërsa drejtuesi i Benz-it është larguar sapo ka pikasur efektivët e policisë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ku u gjet lënda narkotike është shtetasi me inicialet E.R., i cili po kërkohet nga policia./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button