Jakupi: Ja pse BDI ka nevojë edhe për një mandat

Deputeti i BDI-së, Nexhati Jakupi para deputetëve të Maqedonisë në seancën e shpërbërjes së parlamentit u arsyetua pse partia e tij i kërkon zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Ne e kemi mbajtur deri në fund qëndrimin tonë se vendi ka nevojë për një president konsenzual i cili do të ishte i pranuar dhe i legjitimuar nga shumica e banorëve të Maqedonisë. Për fat të keq propozimi jonë nuk u pranua seriozisht dhe asnjë subjekt politik nuk guxoi të jep përgjigje pozitive ndaj kësaj ideje. Asnjë subjekt politik nuk është e gatshme dhe e guximshme ta pranojë këtë ide që ne do të vazhdojmë edhe më tej ta promovojmë.  Kjo ide politike nuk është shantazh politik por është sfidë politike e cila tregon maturinë tonë politike dhe sot diskutojmë për shpërbërjen e parlamentit pikërisht nga mos-pranimi i kësaj ideje.” tha ai.

Sipas tij, BDI e ka kthyer agjendën evropiane në prioritetet kyçe të Qeverisë, për fat të keq disa procese politike ndikuan në ngadalësimin e këtij procesi dhe u bë e qartë se klasa politike nuk kishte zgjidhje për këtë situatë. 

“Ne jemi të interesuar ta kthejmë vendin në rrugën euro-integruese dhe në zbatimin e reformave. Jemi të bindur se me krijimin e një përbërje të re dhe një ambienti të ri politik të përkushtuar për përparim ekonomik të vendit me investime të reja dhe me kyçje në BE dhe NATO. BDI mendon se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është në interes të përmirësimit dhe përparimit të dialogut dhe marrëdhënieve të mira me fqinjët si dhe për krijimin e mundësisë për hapjen e temave në interes të banorëve dhe vendit. 
Subjektet politike të cilat do të fitonin legjitimitetin do të bënin marrëveshje për koalicion dhe do të formojnë  përbërjen e re parlamentare. Duke i pasur parasysh gjithë këto arsye BDI vlerëson se ka nevojë për vërtetim të mandatit të saj dhe legjitimimin të politikave të saj. Kjo mund të arrihet vetëm me anë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.  “ tha Jakupi.

Seanca u përmbyll – LEXO: Me 117 vota pro dhe asnjë kundër shpërbëhet parlamenti i Maqedonisë

Lexoni të gjitha fjalimet e deputeteve të tjerë të bëra sot:

LEXO: Fazliu: Do ta parandalojmë turpin e VMRO-së dhe BDI-së

LEXO: Xhelili: Ahmeti dhe Thaçi kukulla në duar të Mijallkovit

LEXO: Boneva: VMRO nuk e pranoi propozimin e pasinqertë të BDI-së

LEXO: Misoski: Ahmeti realizon skenarin e Gruevskit duke gënjyer elektoratin

LEXO: Veliçkovski: Zgjedhjet janë që të sigurohet cenzus për Ivanovin

Lajme të ngjashme

Back to top button