Erdogan: Largohem nëse humb zgjedhjet lokale

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar sot se është gati të japë dorëheqjen nëse partia e tij, që është në pushtet prej vitit 2002, nuk fiton zgjedhjet lokale që do të mbahen në fund të këtij muaji.

“Jam gati të largohem nga politika nëse partia ime nuk është fituese në zgjedhjet e 30 marsit”, tha Erdogan, i cili po përballet me një hetim për korrupsion që përbën sfidën më të madhe të tij në 11 vjet pushtet, transmeton Shekulli.

Njeriu i fortë i Turqisë, që ka dominuar skenën politike për më shumë se dy dekada vazhdon të mbajë qëndrime sfiduese.

Ai ka akuzuar ish-aleatin e tij, Fethuallah Gule, një klerik mysliman me ndikim që jeton në SHBA, se fshihet pas sulmeve ndaj qeverisë së tij. Javën e kaluar, u publikuan disa përgjime ku Erdogan

Lajme të ngjashme

Back to top button