Është zbuluar i dyshuari për vrasjen në Ohër

Policia e privoi nga liria personin e dyshuar për plaçkitje me pasoja vdekje, e cila ndodhi para dy ditëve në Ohër.

I dyshuari, siç informon Prokuroria Publike, është me prejardhje nga Kumanova dhe në momentin e plaçkitjes ka jetuar në ndërtesën e njëjtë me viktimën dhe është njohur me të. Pas plaçkitjes së kryer, i dyshuari është nisur për në Kumanovë me qëllim që të dalë nga kufijtë e shtetit.

Me urdhër të prokurorit publik kompetent në vijim është ndërmarrja e veprimeve për zbardhje të mëtejme të ngjarjes penale-ligjore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button