Në gazetari, faktet të japin krahë, e jo pijet energjike

[Recension: “(VIDEO) NATA E GJATË NË LSDM, KRYETARI ZORAN ZAEV MBAN KONDICIONIN ME RED BULL DHE KAFE”]

Interesi publik nuk ka të bëjë me mënyrën e të ushqyerit të funksionarëve. Rezultatet e punës së tyre dhe veprat në kuadër të funksionit që kanë janë gjërat të cilat e interesojnë publikun, e jo ushqimet dhe pijet që konsumojnë “për të qenë në formë”. Këto nuk janë fakte që të dërgojnë te një përfundim i rëndësishëm, të paktën në rastin konkret, jo. Edhe gazetaria ka limite, brenda të cilave gjithçka arsyetohet, e jashtë tyre – ndëshkohet.

Tv 21 - Nata e gjate ne LSDM 1Linku deri te artikulli origjinal: “(VIDEO) NATA E GJATË NË LSDM, KRYETARI ZORAN ZAEV MBAN KONDICIONIN ME RED BULL DHE KAFE”

Data dhe koha e publikimit: 07.02.2017, 02:40

Data e recensionit: 17.02.2017

Recensues: Fatlume Dervishi

Titulli  “Nata e gjatë në LSDM, kryetari Zoran Zaev mban kondicionin me Red Bull dhe kafe” mund të duket “soft” dhe tërheqës për lexuesit për të parë se si gazetari e ka trajtuar këtë, si e ka zbuluar, si prezantohet Zaev si njeri i zakonshëm, etj.

Është një gjuhë populiste dhe lehtë e kapshme. Mirëpo, sa i takon aspektit të interesit publik, kjo në fakt nuk është aspak e rëndësishme, sepse nuk është tregues real (ashtu siç është prezantuar) për natën e gjatë me punë të Zaevit dhe subjektit që ai drejton, nuk është tregues që pijet energjike (në tekst gabimisht qëndron “energjetike”) dhe kafeja janë sinonim i ndonjë pune të palodhshme në shërbim të vendit. Në gazetari, Red Bull nuk tregon fuqi dhe nuk jep krahë.

“Negociatat e gjata për formimin e qeverisë si duket po e lodhin kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev.

Në veturën e tij zyrtare dominojnë pijet me energjetike dhe kafja.”

KODI ETIK:

Informacione për jetën private të ndonjë personi mund të publikohen vetëm nëse sjellja e atij personi në jetën private ka ndikim ndaj interestit publik. Në këto raste duhet të provohet nëse publikimi i informacionit do të mundej të rrezikojë ndonjë person tjetër.

Artikulli është i shoqëruar me video material, i cili tregon pamje nga brendia të makinës së kreut të LSDM-së. Edhe pse flet për një natë të gjatë, nga regjistrimi shihet se është bërë gjatë ditës. Makina e incizuar është private, e jo zyrtare. Privatësia është po aq e rëndësishme për funksionarët sa është edhe për njerëzit e zakonshëm.

KODI ETIK:

Opinion ka të drejtë të dijë për punën e institucioneve dhe për njerëzit e zgjedhur për ti shërbyer interest publik, por poashtu, njerëzit kanë të drejtën e privatësisë…

Ky tekst, mbase, ka publikuar këto të dhëna në pamundësi për të siguruar ndonjë informacion më të rëndësishëm nga brendia e selisë, ku supozohet se janë diskutuar çështje të rëndësishme për formimin e qeverisë së vendit. Megjithatë, edhe në raste të tilla, parimet profesionale të gazetarit vlejnë dhe duhen respektuar.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button