McCain e kritikon Obamën lidhur me Putinin

Senatori amerikan, John McCain, e ka kritikuar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, për qëndrimin e tij ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, lidhur me zhvillimet në Ukrainë.

“Problemi fundamental këtu është se ky president nuk e kupton Vladimir Putinin. Ai nuk i kupton ambicjet e tij. Ai nuk e kupton se Vladimir Putini është një kolonel i vjetër i KGB-së me prirje për ripërtritjen e perandorisë sovjetike dhe ruse”, tha John McCain, mbrëmë vonë në Uashignton.

Mëtutje, ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara qartas nuk duhet të shkojnë në samitin G8 dhe se presidenti Putin duhet të “përjashtohet nga G8 dhe ky grup duhet të jetë G7”.

Mëtutje ai konsideron se duhet të gjendet mënyrë e shpejtë për Moldavinë dhe Gjeorgjinë që të hyjnë në NATO, meqë sipas tij, “të dy vendet janë të okupuara nga trupat ruse – Moldavia në Transdniestër dhe Gjeorgjia në Abkhazi dhe Oseti Jugore”.

Lajme të ngjashme

Back to top button