Ollbrajt: Krimea nuk është Kosovë

E pyetur se a mos po i lihet hapësirë të tjerëve që të thonë se SHBA-të po përdorin politikë me dy kute ‘sepse lejuan Kosovën që të ndahet nga ish Jugosllavia, kurse Krimesë nuk i lejohet të ndahet nga Ukraina, ish Sekretarja e ShBA-ve, Medlin Ollbrajt (Madeleine Albright) është përgjigjur prerë se analogjia e tillë nuk qëndron.

“Absolutisht jo. Kosova është një situatë krejtësisht tjetër nga kjo në Krime. Ish Jugosllavia është shkatërruar për shkak të veprimeve të Millosheviqit që kanë zgjatur me vite. U ndanë edhe Sllovenia, Kroacia e Bosnjë e Hercegovina. Ajo cfarë ndodhi aty ishte rezultat e zhvillimeve të brendshme. Rusia kurr nuk e ka kuptuar se cfarë po ndodhte në Kosovë dhe është përpjekur që të bllokojë vazhdimisht faktin se njerëzit aty dëshironin ta kenë pavarësinë”, është përgjigjur Ollbrajt. Ajo cfarë është e rëndësishme është se Rusët, si theksuat edhe ju, duket se po ‘blejnë’ në mënyra të ndryshme dicka që mund tu shkaktojë probleme të brendshme shumë të mëdha, sidomos kur kemi parasyshë grupet e shumta etnike si në Krime, apo Dagestani e ca vende tjera, ka thënë Ollbrajt dhe ka potencuar se Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin ka kalkuluar gabimisht gjendjen. “Putin është gabuar thellë në kalkulime dhe ne duhet të ia vejmë në dukje se gaboi në vlerësim, ka përfunduar Ollbrajt.(RTK) 

Lajme të ngjashme

Back to top button