Amnesty International: Sulmet e fshehta politike, e pengojnë punën e Prokurorisë Speciale

Akuzat të cilat vijnë pas zbulimit të korrupsionit nga viti 2015 parandalohen me sulme të fshehta politike, derisa mbrojtja e dëshmitarëve ishte e përkufizuar. Romët përballen me diskriminim në qasjen deri te të drejtat themelore, ndërkaq emigrantët zakonisht janë mbrapa kufirit me Greqinë ose përballen me kushte të paraburgimeve në kapacitetet e varfra të Maqedonisë, kjo është rezymeja për Maqedoninë nga raporti i fundit i organizatës globale “Amnesty International” për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, njofton Portalb.mk.

“Prokuroria Speciale u formua në tetor të vitit 2015 me detyrë që t’i hetojë funksionarët e përzier në skandalin e përgjimeve, por edhe t’i hetojë politikanët kriminel. Prokuroria vazhdon që të përballet me trysni për kryerjen e punës së saj. Në tetor të vitit të kaluar Kuvendi nuk e votoi propozimin për vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale i cili skadon në qershor të vitit 2017, ndërkaq s’është votuar edhe propozimi për përmirësimin e mbrojtjes së dëshmitarëve”, nënvizon “Amnesty International”.

Raporti është kritikues në lidhje me sjelljen e Maqedonisë ndaj emigrantëve, gjegjësisht për mënyrën se si vendi i vendos ato pak emigrantë të cilët vinë në Maqedoni. Janë nënvizuar ngjarjet të cilat kanë qenë aktuale pas mbylljes së kufirit me Greqinë për rrjedhën e emigrantëve, derisa ndodhi kriza humanitare në Idomeni. Tetë emigrantë nga Siria dhe Afganistani kanë dorëzuar ankesa formale deri te Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut për shkak të kthimit të paligjshëm nga ana e autoriteteve maqedonase në Greqi. Në pjesën se si trajtohen të drejtat e romëve, është theksuar rasti kur u larguan me dhunë një grup prej 53 romëve – të ikur nga lufta e Kosovës në Vitin 1999. Këto persona gjithashtu e padisin Maqedoninë në Gjykatën e Strasburgut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button