Januzaj s’ka kohë për Kosovën, por për “trika” (Video)

Adnan Januzaj, megjithëse u ftua nga ana e zyrtarëve dhe futbolldashësve të Kosovës për të marrë pjesë në ndeshjen historike të përfaqësueses së Kosovës kundër Haitit, ai nuk ka gjetur kohë që të shkojë në vendlindje.

Por, mesfushori shqiptar dhe ai uellsian, Ryan Giggs kishin kohë për relaksim.

Kjo dyshe së fundi janë sfiduar nga një specialist i sponzorit DHL për të treguar ‘trike’ të ndryshme me top.

Që të dy lojtarët u sfiduan nga specialisti, dhe legjenda Ryan Giggs u veçua më shumë se çfarë bënte me top, ndërsa talenti kosovar tregoi se çka është i aftë të bëjë, dhe si zakonisht ai i impresionoi të gjithë. / Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button